Pamjet që shihni tregojnë banesën në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, aty ku dy të rinjtë Erzen (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan për disa orë dhe u përplasën me armë me forcat e policisë.
Siç shihet nga videon e publikuar nga news24, të dy të rinjtë kishin qëndruar për rreth dy muaj në këtë banesë të rrënuar, e cila thuhet se i përkiste gjyshit të Ukës, duke jetuar në kushte të rënda varfërie.
Gjatë kontrollit të kryer pas dorëzimit, brenda shtëpisë u gjet një arsenal i plotë armësh, përfshirë automatikë, municion luftarak, granata, kapsolla detonatore, si dhe një flamur i ISIS i varur në mur.
Uka dhe Cumraku akuzohen për një sërë veprash të rënda, përfshirë propagandë terroriste, mbajtje pa leje të armëve luftarake, dhe kundërshtim të forcave të rendit.










