• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Kush i vodhi dosjet brenda prokurorisë? Vjen njoftimi i parë nga SPAK-u

3 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Lexo edhe:

“Me lot e laj jastëkun”/ Në burg për kërcënim ndaj të resë që u vetëvra, Altin Çoku nga qelia: S’kisha lidhje intime me të, fotoja montazh. Sibelën e vranë!

Ngjarje e rëndë në Itali, një punëtor humb jetën nën një vinç, policia ofron informacionet fillestare

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se  sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së  institucionit.

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

Tags: dosjeDumanispak

Nga Kategoria

Aktualitet

“Me lot e laj jastëkun”/ Në burg për kërcënim ndaj të resë që u vetëvra, Altin Çoku nga qelia: S’kisha lidhje intime me të, fotoja montazh. Sibelën e vranë!

23 Janar, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, një punëtor humb jetën nën një vinç, policia ofron informacionet fillestare.
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Itali, një punëtor humb jetën nën një vinç, policia ofron informacionet fillestare

23 Janar, 2026
Aktualitet

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arabia Saudite kthehet në aksion: Salah, Vinicius, Casemiro… disa prej emrave që përmenden për merkaton e verës

23 Janar, 2026
Lëvizje e papritur në Angli: Ylli i Liverpool në drejtim të rivalëve të “Reds” në Premier League.

Lëvizje e papritur në Angli: Ylli i Liverpool në drejtim të rivalëve të “Reds” në Premier League

23 Janar, 2026

Casemiro i përgjigjet kritikave të Carragher, koha për t’u larguar dhe rinovuar mesfushën te United

23 Janar, 2026

Trump tërheq ftesën e Kanadasë për të anëtarësuar në Këshillin e Paqes

23 Janar, 2026

“Me lot e laj jastëkun”/ Në burg për kërcënim ndaj të resë që u vetëvra, Altin Çoku nga qelia: S’kisha lidhje intime me të, fotoja montazh. Sibelën e vranë!

23 Janar, 2026

Perisic thotë “po” për rikthimin te Inter, por PSV vendos kushte

23 Janar, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, një punëtor humb jetën nën një vinç, policia ofron informacionet fillestare.

Ngjarje e rëndë në Itali, një punëtor humb jetën nën një vinç, policia ofron informacionet fillestare

23 Janar, 2026

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon për herë të parë SPAK

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.