• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Kush do të ulet në ‘karrige’? Aktor, politolog, ish-ministre, pedagog dhe një aktivist, në garë për Bashkinë e Tiranës

5 Tetor, 2025
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË-Shkarkimi i Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme dhe tashmë ‘sytë’ janë kthyer nga posti i lartë. Teksa rreth një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës, të cilat do të mbahen më 9 nëntor, pesë janë emrat pretendentë për të pasuar Veliajn.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Partia Socialiste ishte e para që hyri në garë me një ish-ministre. Ogerta Manastirliu, është kandidatja për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme, e shpallur nga vetë kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS. Kandidatura e saj erdhi një javë para vendimit të Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg prej 10 shkurtit. Manastirliu para kandidaturës mbante detyrën e ministres së Arsimit, si një më të vjetrit në qeveri me 8 vite në kabinet.

Partia Demokratike prej kohësh është në mëdyshje për kandidatin që do hyjë në garë. Por edhe pse pa një emër prej ditës së parë te shkarkimit të Veliajt, sot opozita ka tre opsione që kanë marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve, të cilët janë: aktivistja Edlira Çepani, politologu Ermal Hasimja, si dhe Florian Haçkaj, përfaqësues i diasporës. Nga këta të tre, politologu Ermal Hasimja pranoi publikisht “ofertën” e Berishës dhe të grupit negociator për të hyrë në garë për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Lexo edhe:

Gjergj Livadhi në një intervistë ekskluzive: «Shkodra dhe shkodranët e organizuan kryengritjen, jo vetëm unë. Më 11 janar ’90 u mblodhëm…»

Haaland dhe Mbappe thyejnë rekordet e Ronaldos, por portugezi “vlerëson” vetëm yllin francez të Real Madridit

Politologu u shpreh se do të jetë një kandidat i pavarur, pa logo specifike partie dhe kërkoi nga Berisha ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë. Hasimja në vitet 2005-2006 ka qenë Këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, të Sali Berishës (Marrëdhënie me Publikun). Ndër të tjera ai ka mbajtur dhe postin e lektorit në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, si dhe zëvendësrektor në Universitetin Europian të Tiranës.

Por pas, Ermal Hasimja, ka një tjetër emër që është vetëofruar të hyjë si kandidat i opozitës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë. Bëhet fjalë për Florian Haçkaj, i cili ka shpallur publikisht kandidaturën e tij si kandidat përbashkues. Haçkaj deklaroi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr opozitën drejt një alternative të re për kryeqytetin, duke theksuar se “nuk ka më kohë për përçarje dhe vonesa”. Florian Haçkaj është një aktivist i njohur për kauzat e Diasporës. Haçkaj është bashkë-themelues i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe një menaxher komercial i shquar në fushën e kibernetikës, duke udhëhequr tregje të rëndësishme në rang botëror.

Ndërkohë, ende mbetet për t’u parë nëse Partia Demokratike do të mbështesë kandidaturën e Hasimes dhe Haçkajt apo do të vazhdojnë me emra të tjerë.

Duke mbetur në hapat e arsimit, edhe nga ‘Lëvizja Bashkë’ në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë do të hyjë një pedagog. Pas Manastirliut, Arlind Qori shpalli i dyti kandidaturën për Bashkinë më të madhe në vend. Qori është pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale. Ndryshe nga të tjerët kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’ nuk e ka për herë të parë pjesëmarrjen për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë. Në 2023 ai garoi përballë Erion Veliajt nga Partia Socialiste dhe Belind Këlliçit nga Partia Demokratike. Asakohe Arlind Qori ishte kandidati i tretë më i votuar me gati 14 mijë vota.

Një tjetër emër për ‘karrigen’ e kryebashkiakut iu shtua listës mbrëmjen e djeshme (4 tetor). Një figurë ekrani por edhe aktivist në politikë, aktori Florian Binaj shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Tiranës. Binaj njoftoi se kandidatura e tij është një nismë qytetare, e pavarur nga partitë politike dhe e përqendruar te nevojat reale të kryeqytetasve. Në 2023 aktori ka qenë shumë aktiv në politikë, ku ishte i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj. Aktivisti mori pjesë në disa protesta, ndërsa në 2024 njoftoi tërheqjen nga politika. 

Nga ana tjetër Erion Veliaj, nuk ka hequr dorë nga posti, ku ka bërë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të 25 shtatorit për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas ka ankimuar edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet. Në pritje të një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, Partitë po përgatiten për fushatë…

Nga Kategoria

Gjergj Livadhi në një intervistë ekskluzive: «Shkodra dhe shkodranët e organizuan kryengritjen, jo vetëm unë. Më 11 janar ’90 u mblodhëm…»
Lajme

Gjergj Livadhi në një intervistë ekskluzive: «Shkodra dhe shkodranët e organizuan kryengritjen, jo vetëm unë. Më 11 janar ’90 u mblodhëm…»

21 Dhjetor, 2025
Haaland dhe Mbappe thyejnë rekordet e Ronaldos, por portugezi "vlerëson" vetëm yllin francez të Real Madridit.
Lajme

Haaland dhe Mbappe thyejnë rekordet e Ronaldos, por portugezi “vlerëson” vetëm yllin francez të Real Madridit

21 Dhjetor, 2025
Historia e jashtëzakonshme e Denis Rodman: aventurat me Madonën dhe Carmen Electrën, dhe si e lëndoi tre herë organin gjenital…
Lajme

Skandale, Madonna dhe jeta jashtë kontrollit – rrëfimi tronditës i Dennis Rodman

21 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Gjergj Livadhi në një intervistë ekskluzive: «Shkodra dhe shkodranët e organizuan kryengritjen, jo vetëm unë. Më 11 janar ’90 u mblodhëm…»

Gjergj Livadhi në një intervistë ekskluzive: «Shkodra dhe shkodranët e organizuan kryengritjen, jo vetëm unë. Më 11 janar ’90 u mblodhëm…»

21 Dhjetor, 2025
Një vështrim ekskluziv: Nga protestat në Shkodër dhe revoltën në Kavajë, korriku i ambasadave, arratisja e Kadaresë, deri te Lëvizja e Dhjetorit – 1990, viti që rrëzoi diktaturën

Një vështrim ekskluziv: Nga protestat në Shkodër dhe revoltën në Kavajë, korriku i ambasadave, arratisja e Kadaresë, deri te Lëvizja e Dhjetorit – 1990, viti që rrëzoi diktaturën

21 Dhjetor, 2025
Barcelona, kampione dimri në Spanjë, a do të arrijë të fitojë titullin e La Liga?

Barcelona, kampione dimri në Spanjë, a do të arrijë të fitojë titullin e La Liga?

21 Dhjetor, 2025
NISMA vepron e pavarur, Limaj shprehet se lidhja me PDK-në do të ndodhë në Parlament.

Limaj: Me PDK-në në një listë do të garonim për pozitën e parë

21 Dhjetor, 2025
Armëpushimi Rusi-Ukrainë: Putini pranon ftesën e Parisit për bisedime me Macronin

Armëpushimi Rusi-Ukrainë: Putini pranon ftesën e Parisit për bisedime me Macronin

21 Dhjetor, 2025

A dëshiron Real Madrid Erling Haalandin? Pozita e Los Blancos mbi transferimin e bujshëm të sulmuesit të Man City-t është zbuluar

21 Dhjetor, 2025
Formula 1 nxit polemika: dyshime mbi Mercedes dhe Red Bull; manipulime për rritje të fuqisë në motor?

Formula 1 nxit polemika: dyshime mbi Mercedes dhe Red Bull; manipulime për rritje të fuqisë në motor?

21 Dhjetor, 2025

Kipri paraqet logon dhe programin për Presidencën e Këshillit të BE-së

21 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.