• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit u mor si e pandehur! SPAK: Kërcënoi një person të mos marrë pjesë në votime

14 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ndaj së cilës është ngritur akuza “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se Bufi, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar një shtetasi me inicialet G.B. që të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në veprimtari zgjedhore të partive të tjera.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në njoftim thuhet se e pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i është drejtuar me mesazhin: Që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet, të mos hapësh gojë, as ti as familja jote; të shikosh punën tënde, të rrish në shtëpi dhe të mos shkosh fare të votosh në zgjedhjet e datës 14 maj 2023.

Sipas SPAK, thuhet kjo kërkesë është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe në kundërshtim me vullnetin e shtetasit G.B., i cili pavarësisht presionit të pretenduar, e ka ushtruar të drejtën e votës në 14 maj 2023, sipas vullnetit të tij.

Lexo edhe:

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, përfundon në spital

Sot, Ekskluzivisht: “Nga vizitorë në konkurrentë”, mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.

Njoftimi: 

SPAK dërgon për gjykimin Kryetaren e Bashkisë, Roskovec për “Përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media, artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues iprogramit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për famijet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.

E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës nëdatën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026
Sot, Ekskluzivisht: "Nga vizitorë në konkurrentë", mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kryesore

Sot, Ekskluzivisht: “Nga vizitorë në konkurrentë”, mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.

8 Shkurt, 2026
Aktualitet

‘Rama u zotua se do të shpërfillë vendimin e GJK për Ballukun’, Berisha: Kërcënoi edhe Europën

8 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Një tërmet i fuqishëm godet Kubën, frikë edhe për tsunami e paslëkundje

8 Shkurt, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026
Sot, Ekskluzivisht: "Nga vizitorë në konkurrentë", mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.

Sot, Ekskluzivisht: “Nga vizitorë në konkurrentë”, mënyra se si Shqipëria po sfidon gjigantët në Lojërat Olimpike Dimërore.

8 Shkurt, 2026

‘Rama u zotua se do të shpërfillë vendimin e GJK për Ballukun’, Berisha: Kërcënoi edhe Europën

8 Shkurt, 2026
Përmbysja në Shqipëri, pesë herë më e lartë se në vendet e BE-së: Drejtori i të Drejtave të Njeriut në KiE thekson rëndësinë e alternativave

Përmbysja në Shqipëri, pesë herë më e lartë se në vendet e BE-së: Drejtori i të Drejtave të Njeriut në KiE thekson rëndësinë e alternativave

8 Shkurt, 2026
Arbana Osmani kthehet në ekran me "Ferma VIP", ja cilët do të jenë të ftuar VIP në këtë spektakël.

Arbana Osmani kthehet në ekran me “Ferma VIP”, ja cilët do të jenë të ftuar VIP në këtë spektakël.

8 Shkurt, 2026

Mastantuono dhe vendimi për të ardhmen: Arbeloa i jep besim, argjentinasi ka Botërorin në mendje

8 Shkurt, 2026
'Milano-Cortina 2026': Johnson fiton medaljen e artë në zbritjen e lirë për vajza

‘Milano-Cortina 2026’: Johnson fiton medaljen e artë në zbritjen e lirë për vajza

8 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.