Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, iu bashkua protestave të zhvilluara pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane që kanë dislokuar trupa në ishullin Arktik.
Trump bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin tarifa 10% për mallrat e eksportuara nga vendet e NATO-s, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Norvegjinë, Suedinë, Holandën dhe Finlandën.
Ai paralajmëroi se këto tarifa do të rriten në 25% nga data 1 qershor, nëse nuk arrihet një marrëveshje për atë që e cilësoi si “blerje të plotë dhe totale të Groenlandës”.











