• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale

29 Dhjetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post gjerësisht ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeveris me Kroacinë.

Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore.

Lexo edhe:

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit iranian

Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviq ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve.

Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në raundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh.

Gjatë fushatës, dy rivalët kryesorë kanë këmbyer akuza, me Millanoviqin që është tallur me Primoracin, duke e quajtur “të mërzitshëm”.

Presidenti në Kroaci është komandant i forcave të armatosura dhe ka fjalë sa u përket vendimeve për politikën e jashtme.

Por, pavarësisht fuqive të kufizuara, shumë besojnë se ky post është kyç për balancën e pushtetit politik në shtetin që kryesisht është udhëhequr nga HDZ-ja që prej pavarësisë më 1991.

Millanoviq, 58 vjeç, politikan i krahut të majtë në të kaluarën ka qenë edhe kryeministër dhe është një nga figurat kryesore politike të shtetit për pothuajse dy dekada.

Gjatë mandatit të tij si president, ai e ka shfrytëzuar këtë post për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe zyrtarët e BE-së, shpesh duke përdorur retorikë fyese dhe populiste.

Millanoviq, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar ndihmën perëndimore ushtarake për Kievin. Kjo ka shtyrë kryeministrin, Andrej Pllenkoviq, që ta quajë atë prorus, i cili “po shkatërron besueshmërinë e Kroacisë në NATO dhe BE”.

Megjithatë, Millanoviq ka arsyetuar qëndrimet e tij, duke thënë se dëshiron që ta mbrojë Kroacinë nga “futja në luftë”.

Ndërkaq, rivali i tij politik, Primorac, 59 vjeç, ka bërë fushatë dhe e ka paraqitur veten si “unifikues” dhe person që promovon vlerat e familjes dhe patriotizmit.

Zgjedhjet do të tregojnë “nëse Kroacia po kthehet nga Lindja apo Perëndimi…. nga përçarjet apo nga uniteti”, ka deklaruar ai.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, kur pritet të publikohen edhe sondazhet. Ndërkaq, rezultatet zyrtare pritet të bëhen publike në orët e vona të së dielës./rel

Tags: kroaci

Nga Kategoria

Aktualitet

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

10 Mars, 2026
Aktualitet

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit iranian

10 Mars, 2026
Aktualitet

Të shtënat me armë në Shkodër/ Barush Bregu i iku efektivëve të policisë, pranga drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit

10 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

10 Mars, 2026

Netanyahu: Izraeli po ia thyen kockat regjimit iranian

10 Mars, 2026

Të shtënat me armë në Shkodër/ Barush Bregu i iku efektivëve të policisë, pranga drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit

10 Mars, 2026

Plagosja e turkut në Sauk, autorit iu bllokua pistoleta, tentoi ta qëllonte disa herë 39-vjeçarin! Sherri i nisur që në Turqi

10 Mars, 2026

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori (EMRAT)

10 Mars, 2026

I vendoset tritol makinës në Tiranë, vetëm dëme materiale

10 Mars, 2026

Trump paralajmëron Iranin: Nëse bllokon rrjedhën e naftës në Hormuz, do ta godasim 20 herë më fort

10 Mars, 2026
Horoskopi për Ditën e Hënë, 2 Shkurt 2026

“Mos lejoni që egoja të kontrollojë veprimet tuaja”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

10 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.