• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Kriza Botërore rreth Trump: Presidenti kërcënon ndryshimin e qyteteve pritëse të Kupës së Botës 2026

18 Nëntor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm shtatë muaj para nisjes së Botërorit, presidenti amerikan Donald J. Trump ka ndezur polemika të forta, duke kërcënuar se do të heqë nga turneu të gjitha qytetet pritëse që drejtohen nga Demokratët. Një presion i drejtpërdrejtë mbi FIFA-n, e cila gjendet në një udhëkryq të rrezikshëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë mbledhjes së fundit të Task-Forcës së Kupës së Botës 2026, të zhvilluar si zakonisht në Shtëpinë e Bardhë me pjesëmarrjen e Trump dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, u krijua përshtypja se disa prej qyteteve të konfirmuara si mikpritëse janë ende në rrezik. Veçanërisht ato të drejtuara nga zyrtarë demokratë, të cilat Trump i ka vendosur në shënjestër.

Gjatë takimit, kur u përmend kryetarja e re socialiste e Seattle, Katie Wilson, Trump u përgjigj:
“Nëse shohim që mund të ketë problem, do t’i kërkoja Gianni-t ta zhvendosë ndeshjen në një qytet tjetër.”

Lexo edhe:

Cole Palmer mund të kërkojë largimin nga Chelsea nëse klubi nuk i përputhet ambicieve të tij

Brahim rikthehet te Reali pas Kupës së Afrikës, por mungesat në mbrojtje vazhdojnë të shqetësojnë madrilenët

Ai vazhdoi me tone të ashpra:
“Nëse shohim probleme në Seattle, ku kanë një kryetare shumë liberale/komuniste… do t’i themi Gianni-t: ‘Mund ta zhvendosim?’ Nuk besoj se do të kemi probleme. Por do ta çojmë garën diku ku do të pritet mirë dhe do të jetë e sigurt.”

Infantino, i vendosur mes presionit politik dhe përgjegjësisë sportive, u përgjigj shkurt:
“Siguria është prioriteti numër një për suksesin e një Botërori.”
Një deklaratë që vetëm shton dyshimet mbi të ardhmen e qyteteve pritëse nën drejtim demokrat.

Çështja nuk është mbyllur.
Rreth një muaj më parë, presidenti i CONCACAF-it dhe zv.president i FIFA-s, Victor Montagliani, foli prerazi në një event në Londër:
“Ky është turne i FIFA-s dhe FIFA i merr vendimet. Me gjithë respektin për liderët aktualë botërorë, futbolli është më i madh se ata dhe do të jetojë më gjatë se qeveritë, regjimet dhe sloganet e tyre.”

Megjithatë, qëndrimi i Infantino-s—partner strategjik e komercial i Trump—mbetet i paqartë. FIFA gjendet në një situatë delikate, ndërsa më 5 dhjetor në Washington do të mbahet shorti i Kupës së Botës, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan.

Tags: FIFATrumpWorld Cup 2026

Nga Kategoria

Sporti

Cole Palmer mund të kërkojë largimin nga Chelsea nëse klubi nuk i përputhet ambicieve të tij

22 Janar, 2026
Sporti

Brahim rikthehet te Reali pas Kupës së Afrikës, por mungesat në mbrojtje vazhdojnë të shqetësojnë madrilenët

22 Janar, 2026
Sporti

ZYRTARE: Zbulohet sa do të mungojë Pedri për shkak të dëmtimit

22 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë.

Lajmi Kryesor: Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është se çfarë do të arrijmë.

22 Janar, 2026

Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës

22 Janar, 2026
Roberto De Zerbi shpall se do të largohet nga Olympique de Marseille, nëse…

Roberto De Zerbi shpall se do të largohet nga Olympique de Marseille, nëse…

22 Janar, 2026
Kryefjala / Kur pritet të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun? Gazetarja Hoxha ofron detaje nga seanca e sotme

Kryefjala / Kur pritet të publikohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun? Gazetarja Hoxha ofron detaje nga seanca e sotme

22 Janar, 2026
"Ivanka Trump në zyrën e Kryeministrit, shenjë e besimit të Presidentit në Ramën", Gogu: Opozita, gjithmonë e dështuar.

“Ivanka Trump në zyrën e Kryeministrit, shenjë e besimit të Presidentit në Ramën”, Gogu: Opozita, gjithmonë e dështuar.

22 Janar, 2026
Samiti i Jashtëzakonshëm i BE-së: Macron thotë se Uniteti i Evropës qëndroi përballë kërcënimeve nga Trump

Samiti i Jashtëzakonshëm i BE-së: Macron thotë se Uniteti i Evropës qëndroi përballë kërcënimeve nga Trump

22 Janar, 2026

Jack Smith mbron publikisht hetimet e tij ndaj Donald Trump

22 Janar, 2026
Witkoff dhe Kushner në Moskë, fillojnë bisedimet me Putinin mbi konfliktin në Ukrainë

Witkoff dhe Kushner në Moskë, fillojnë bisedimet me Putinin mbi konfliktin në Ukrainë

22 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.