• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Kosova dhe Serbia dakordësohen për zbatimin e marrëveshjes për personat e humbur

17 Dhjetor, 2024
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka përfunduar në Bruksel. Takimi, që bëri pjesë në procesin e dialogut ndërmjet dy vendeve, zgjati më shumë se dy orë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas takimit, Bislimi dhe Petkoviq konfirmuan se diskutimet ishin zhvilluar në mënyrë produktive.

Bislimi theksoi se tani ishte hapur rruga për zhvillimin e mbledhjes së parë të komisionit të përbashkët gjatë muajit të ardhshëm. Ai gjithashtu shtoi se Serbia kishte dhënë premtimin që nuk do të pengojë punën e komisionit në të ardhmen.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Nga ana tjetër, Petkoviq nënvizoi se ishte hequr pengesa e fundit për zbatimin e deklaratës për personat e pagjetur. Ai deklaroi se tani është bërë hapi i fundit në këtë proces dhe se kjo do të ndihmojë grupin e punës, i udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Petkoviq theksoi se për Serbinë kjo çështje është humanitare dhe duhet të zgjidhet sa më shpejt.

Mediat serbe raportojnë gjithashtu se Petkoviq theksoi rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar atë si një çështje kyçe për serbët në Kosovë dhe për Beogradin.

Në reagimin e tij, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur theksoi se pas tre vitesh bisedimesh dhe diskutimesh të vazhdueshme, është miratuar formimi i Komisionit të Përbashkët, i cili do të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur. Komisioni e konsideroi këtë hap si një moment të rëndësishëm në adresimin e shqetësimeve lidhur me këtë çështje, e cila është tejet e ndjeshme për familjet e viktimave.

Ky komision, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, do të ketë përgjegjësinë për mbikëqyrjen dhe sigurimin e zbatimit të Deklaratës së Personave të Zhdukur, si dhe do të shërbejë si platformë për adresimin e shqetësimeve lidhur me ngecjet në proces dhe pengesat në zbatimin e tij, përfshirë mungesën e bashkëpunimit të Serbisë.

Komisioni shpreson që ky hap të shërbejë si një moment përparimi drejt një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes së personave të zhdukur dhe lehtësimin e dhimbjes së familjeve të tyre, të cilat kanë pritur për shumë kohë drejtësi dhe të vërtetën.

Deklarata për Personat e Zhdukur, e miratuar më 2 maj nga liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, përcakton që të dy palët do të ofrojnë qasje të plotë në materialet dhe dokumentet e lidhura me personat e zhdukur, duke përfshirë ato që kanë statusin “konfidencial”.

Për më tepër, Bashkimi Evropian ka ripërsëritur thirrjen për Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë pa vonesa Marrëveshjen për normalizimin e raporteve dhe të gjitha angazhimet që kanë dalë nga procesi i dialogut. /rel/

Tags: kosoveserbi

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.