Forcat e Policisë kanë zhvilluar një operacion kontrolli në zonën e Shijakut, Durrës, ku është verifikuar edhe banesa e Aleksandër Lahos, i njohur me nofkën “Rrumi i Shijakut”.
Gjatë kontrolleve është arrestuar Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, i cili akuzohet për përfshirje në çështje të tjetërsimit të pronave.
Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.











