Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës.
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Pacolli është kallëzues, por gjithashtu dhe i kallëzuar nga Valon Ademi, i cili është pronar i kompanisë ‘2A Group’, gjithashtu aksionere në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Aktualisht, Behgjet Pacolli po merret në pyetje nga prokurori Ndini Tavani. Theksojmë se Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Aeroportit të Vlorës nëpërmjet kompanisë së tij ‘Mabco Construction S.A.’.






