• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Konfirmon BE: Më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

10 Dhjetor, 2024
tek Kosova, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të martën se takimi i radhës në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel kryenegociatorësh, do të zhvillohet më 17 dhjetor në Bruksel, dhe se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim. Zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Anitta Hipper, ka thënë se në këtë takim do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç. Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, i dërguari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak u ka raportuar vendeve anëtare për gjendjen e dialogut dhe ka thënë se palët kanë mungesë të qartë të gatishmërisë për të bërë ndonjë progres në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim.

Palët kanë arritur pajtueshmëri për këtë marrëveshje në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, ndërsa për një aneks zbatimi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, një muaj më vonë. Dy vendet nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të paktit dhe për këtë fajësojnë njëra-tjetrën. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka shprehur gatishmëri që të angazhohet aktivisht në procesin e dialogut.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

Mandati i Lajçakut, i vazhduar disa herë, do të përfundojë në fund të muajit janar, të vitit tjetër. Ka pritje që kryediplomatja Kallas, në bashkëpunim me vendet anëtare, të vendosë lidhur me vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe rreth asaj se a do të ketë pasardhës të Lajçakut në atë postë, dhe kush do të jetë ai. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008. Dy vendet dialogojnë në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian qysh prej vitit 2011, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL

Tags: Kosovaserbia

Nga Kategoria

Kosova

Vjosa Osmani nga Davosi: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes, tregues i vlerësimit nga SHBA

22 Janar, 2026
Rajoni

Vuçiç: Bordi i Paqes po krijon përçarje brenda BE-së

22 Janar, 2026
Kosova

SHBA i jep Kosovës skaner për kontrolle kufitare në vlerë prej 3 milionë dollarësh

22 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protesta e PD nesër, Policia në gatishmëri me masa, këto janë rrugët që do të mbyllen.

Protesta e PD nesër, Policia në gatishmëri me masa, këto janë rrugët që do të mbyllen.

23 Janar, 2026

Goditet banda e drogës në Spanjë, zbulohen 200 kg kokainë

23 Janar, 2026

Të gjitha transferimet e përfunduara të Arsenalit deri tani në sezonin 2025-26 – lista

23 Janar, 2026

Xabi Alonso mund të kthehet në Liverpool, por për tani Arne Slot mbetet në detyrë

23 Janar, 2026
Pagoi 200 mijë franga garanci, del nga burgu pronari i lokalit ku ndodhi tragjedia me 40 të vdekur në Zvicër.

Pagoi 200 mijë franga garanci, del nga burgu pronari i lokalit ku ndodhi tragjedia me 40 të vdekur në Zvicër

23 Janar, 2026
“Pasqyra e sinqeritetit”/ Juxhin Plovishti analizon raportin Ina-Keijsi: Është një zbërthim që vetëm ata e kuptojnë.

“Pasqyra e sinqeritetit”/ Juxhin Plovishti analizon raportin Ina-Keijsi: Është një zbërthim që vetëm ata e kuptojnë

23 Janar, 2026

Kanadezi i gjetur i vdekur në plazhin australian, vdekja e tij dyshohet se është shkaktuar nga mbytja, konstaton autopsia

23 Janar, 2026
“Mësuesit e tij gënjynë”/ Tragedia e 14-vjeçarit në Itali, babai bën një deklaratë të habitshme: Nuk vuante vetëm nga bullizmi, por…

“Mësuesit e tij gënjynë”/ Tragedia e 14-vjeçarit në Itali, babai bën një deklaratë të habitshme: Nuk vuante vetëm nga bullizmi, por…

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.