• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kolumbia në flakë: Dhuna nga bandat e drogës shkaktojnë tragjedi njerëzore. 60 viktima

19 Janar, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Rajoni i trazuar i Catatumbo në Kolumbi është zhytur sërish në dhunë, duke lënë pas vetes një bilanc tragjik prej 60 viktimash. Lufta për kontrollin e trafikut të kokainës mes grupeve të armatosura rivale ka shpërthyer me një intensitet të ri, duke tronditur komunitetet lokale dhe duke zhdukur çdo shpresë për paqe të qëndrueshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sulmet e fundit kanë përfshirë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (ELN), grupin më të madh të armatosur aktiv në Kolumbi, dhe Forcat Revolucionare të Kolumbisë (Farc), të cilat nënshkruan një marrëveshje paqeje me shtetin në vitin 2016. Ky përshkallëzim i dhunës ka thyer një armëpushim të brishtë mes këtyre grupeve, të cilat ishin në bisedime për paqe me qeverinë.

Viktima dhe vuajtje njerëzore
Zyra e Avokatit të Popullit ka paralajmëruar për rrezikun e lartë që përballen drejtuesit e komuniteteve dhe familjet e tyre, duke raportuar 20 rrëmbime kohët e fundit, gjysma prej të cilëve gra. Ndër viktimat përfshihen shtatë firmëtarë të marrëveshjes së paqes dhe liderë të shoqatave lokale, si Carmelo Guerrero, udhëheqësi i Shoqatës për Unitetin e Fshatarëve në Catatumbo.

Lexo edhe:

Mace shtëpiake ndajnë gjene të rëndësishme të kancerit me njerëzit, zbulon studimi.

Komentet e ambasadorit të SHBA-së për Izraelin dënohen nga vendet arabe dhe muslimane

Tragjedia prek edhe aspektet themelore të jetës. Në disa komunitete, mungesat ushqimore po fillojnë të ndihen, duke rënduar situatën për të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuara.

Shoqata e Nënave të Catatumbo për Paqe reagoi e tronditur: “Catatumbo është i përgjakur sërish. Plumbat nuk shkatërrojnë vetëm jetët, por edhe ëndrrat, familjet dhe shpresat e fëmijëve tanë.”

Qeveria dhe reagimi ndërkombëtar
Presidenti Gustavo Petro, i cili ka punuar për të vendosur paqen që prej zgjedhjes së tij në vitin 2022, akuzoi ELN për “krime lufte” dhe vuri në dyshim gatishmërinë e tyre për paqe. Nga ana tjetër, ELN ka akuzuar Farc për nisjen e konfliktit, duke fajësuar këtë të fundit për vrasjet e civilëve.

Në përpjekje për të rivendosur qetësinë, ushtria kolumbiane ka njoftuar dërgimin e trupave shtesë në rajonin e trazuar. Megjithatë, dhuna ka lënë pasoja të thella, duke zhvendosur mijëra njerëz dhe duke rritur pasigurinë në një nga zonat më të ndjeshme të vendit.

Kjo krizë në Catatumbo është një kujtesë e dhimbshme se paqja në Kolumbi mbetet një sfidë komplekse dhe larg përmbushjes.

Nga Kategoria

Bota

Mace shtëpiake ndajnë gjene të rëndësishme të kancerit me njerëzit, zbulon studimi.

22 Shkurt, 2026
Bota

Komentet e ambasadorit të SHBA-së për Izraelin dënohen nga vendet arabe dhe muslimane

22 Shkurt, 2026
Bota

Të drejtat e lirisë së fjalës në Amerikë përballë të drejtave europiane për të vendosur rregullat e tyre. Europianët dhe amerikanët flasin pa u kuptuar, ndërsa rivalët e tyre vëzhgojnë. BE mund të vendosë standartet e saj, por në një ekonomi të lidhur, fantazitë e shkëputjes dhe guximi i tepruar nuk do të ndihmojnë.

22 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

61-vjeçari që u qëllua për shkak të problemeve me pronat, arrestohet autori; në shtëpinë e tij gjeten kallashnikov dhe tritol.

Tirana: Autoritetet identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarr mbrëmë.

Rritet numri i dosjeve në gjykata: Reduktimi i institucioneve sipas hartës së re sjell sfida të reja, nevojitet ndërhyrje.

22 Shkurt, 2026
“Rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, a duhet Shqipëria të aderojë në ndalimin e Bashkimit Europian?”

“Rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, a duhet Shqipëria të aderojë në ndalimin e Bashkimit Europian?”

22 Shkurt, 2026

Të drejtat e lirisë së fjalës në Amerikë përballë të drejtave europiane për të vendosur rregullat e tyre. Europianët dhe amerikanët flasin pa u kuptuar, ndërsa rivalët e tyre vëzhgojnë. BE mund të vendosë standartet e saj, por në një ekonomi të lidhur, fantazitë e shkëputjes dhe guximi i tepruar nuk do të ndihmojnë.

22 Shkurt, 2026

“Një rrugë e vështirë” – Jesse Lingard jep paralajmërimin pasi ish-ylli i Man Utd u lidh me një transferim befasues.

22 Shkurt, 2026
Skandal në kampionatin brazilian: Futbollisti shpërthen me komente mizogjene, kritikon emërimin e një gruaje si arbitre…

Skandal në kampionatin brazilian: Futbollisti shpërthen me komente mizogjene, kritikon emërimin e një gruaje si arbitre…

22 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In