Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi kishte fshehur në motorrin e mjetit katër qese me lëndë narkotike me qëllim shitjen.
Në kuadër të operacionit “Aksi” u vu në pranga shtetasi S. S., 32 vjeç, banues në fshatin Cangonj.
Policia njofton se ky shtetas u kap në aksin “Bilisht -Korçë”, duke transportuar me automjetin e tij 4 qese me kanabis (3 kilogramë) të cilat i kishte fshehur në pjesën e motorrit të automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.