• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Kirurgjia robotike bën histori! Operacion nga 2,400 kilometra distancë shpëton jetën e pacientit në Gjibraltar

9 Mars, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme, Teknologji
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndërhyrje kirurgjikale robotike nga distanca shpëtoi jetën e një burri 62-vjeçar me kancer në prostatë, duke treguar fuqinë e tele-mjekësisë dhe kirurgjisë robotike. Pacienti ndodhej në Gjibraltar, ndërsa kirurgu, profesor i urologjisë Prokar Dasgupta, e operoi përmes një sistemi robotik nga Londër, në një distancë rreth 2,400 kilometrash.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Operacioni u realizua në spitalin St Bernard’s, i vetmi spital në territorin britanik jashtë ishullit, ku ndodhej një pajisje kirurgjikale robotike me katër krahë dhe kamera 3D. Nga Londra, Dasgupta kontrolloi robotin përmes një konzole në qendrën e tij të specializuar, duke kryer një prostatektomi të plotë heqjen e prostates së pacientit  me vonesë minimale vetëm 0,06 sekonda midis lëvizjes së kirurgut dhe reagimit të robotit.

Pacienti, Paul Buxton, shprehu kënaqësinë e tij disa ditë pas operacionit, duke thënë se ndihej “fantastik” dhe se dëshironte të kontribuonte në avancimin e mjekësisë. Ai tregoi se shumë njerëz e kishin pyetur nëse ishte i sigurt për vendimin e tij, por ai vendosi ta marrë këtë eksperiencë si një mundësi të jashtëzakonshme.

Lexo edhe:

Presidenti francez paralajmëron: Kur sulmohet Qipro, sulmohet e gjithë Europa

Shtrenjtohen çmimet, rritet inflacioni/ INSTAT: Në shkurt arriti në 2.5 përqind, ndikim kryesor qiratë

Për Buxton, mundësia e kirurgjisë nga distanca ishte një alternativë më e shpejtë dhe më praktike sesa të udhëtonte drejt Londrës për t’u futur në listën e pritjes së NHS. Ai theksoi se operacioni ishte gjithashtu një hap i rëndësishëm për shërbimet shëndetësore të Gjibraltarit, ku më parë pacientët duhet të udhëtonin në Londër apo Madrid për ndërhyrje të rënda.

Prof. Dasgupta e konsideroi ndërhyrjen një milestone për kirurgjinë robotike, duke shpjeguar se lidhja me sistemin robotik bëhej përmes fibrave optike dhe një rezervë 5G, ndërsa në spital kishte gjithashtu një ekip të gatshëm për të ndërhyrë në rast problemi teknologjik.

Kirurgjia robotike nga distanca po zhvillohet me shpejtësi në mbarë botën dhe ofron përfitime të mëdha për pacientët në zona të largëta, duke kursyer kohë, kosto dhe shqetësime nga udhëtimet për trajtim. Profesor Dasgupta planifikon të kryejë një ndërhyrje të ngjashme më 14 mars, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në konferencën e Shoqatës Europiane të Urologjisë, ku do të marrin pjesë rreth 20,000 kirurgë.

Tags: Kirurgjia robotike

Nga Kategoria

Kryesore

Presidenti francez paralajmëron: Kur sulmohet Qipro, sulmohet e gjithë Europa

9 Mars, 2026
Ekonomi

Shtrenjtohen çmimet, rritet inflacioni/ INSTAT: Në shkurt arriti në 2.5 përqind, ndikim kryesor qiratë

9 Mars, 2026
Lajme

Fituesi i BBVK tregon surprizën nga Demet Özdemir: Je një nga të preferuarit e mi

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kirurgjia robotike bën histori! Operacion nga 2,400 kilometra distancë shpëton jetën e pacientit në Gjibraltar

9 Mars, 2026

Presidenti francez paralajmëron: Kur sulmohet Qipro, sulmohet e gjithë Europa

9 Mars, 2026

Inter në alarm: Calhanoglu dëmtohet dhe humbet ndeshjen ndaj Atalantës, ndërsa Bastoni…

9 Mars, 2026

Modric ia dedikon fitoren në derbin e Milanos Sergio Ramosit: “Kur kapiteni është në stadium, duhet të fitojmë”

9 Mars, 2026

Xavi zbulon prapaskenat: Messi ishte gati të rikthehej te Barcelona në 2023, por Laporta u tërhoq

9 Mars, 2026

Barcelona planifikon statujë dhe ndeshje lamtumire për Lionel Messin

9 Mars, 2026

Luka Modric merr vlerësime maksimale pas derbit, kroati mahnit me paraqitjen ndaj Interit

9 Mars, 2026

Mbappé dhe Carreras nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.