Ari ka luajtur gjithmonë një rol jetik në ekonomitë globale. Për shekuj me radhë, ai është përdorur për të matur pasurinë, për të stabilizuar monedhat dhe për të ofruar siguri gjatë kohëve të pasigurta ekonomike.
Edhe sot, kur paratë në letër dhe monedhat dixhitale po dominojnë transaksionet, ari mbetet një aset i besueshëm mbi të cilin mbështeten vendet për siguri financiare. Le të shohim se cila janë 17 vendet me rezervat më të mëdha të arit.
1. Shtetet e Bashkuara
SHBA-ja zotëron 8.134 ton ar, ose më shumë se dyfishi i rezervave të çdo vendi tjetër. Kjo rezervë e madhe ruhet kryesisht në “Fort Knox” në Kentaki, por edhe në Nju Jork dhe Denver. SHBA-të filluan ta grumbullonin këtë ar gjatë shekullit XX-të, sidomos pas Depresionit të Madh, kur miratuan politika për të forcuar sistemin e tyre financiar.
2. Gjermania
Gjermania zotëron 3.351 ton ar. Gjatë rimëkëmbjes pas Luftës së Dytë Botërore, ajo e bëri përparësi rindërtimin e rezervave të saj të arit. Sot, shumica e këtij ari ruhet në Frankfurt, por sasi të konsiderueshme mbeten në SHBA dhe Britani.
3. Italia
Me 2.451 ton rezerva, qasja e Italisë bazohet në bindjen se ari ofron siguri të pakrahasueshme kundër luhatjeve të monedhës dhe krizave financiare. Në dallim nga shumë vende të tjera, Italia e shet rrallë arin e saj, duke reflektuar strategjinë e saj ekonomike konservatore. Ari ruhet kryesisht në Romë, dhe në pjesë më të vogla në Nju Jork, Londër dhe Zvicër, duke siguruar qasje në tregjet ndërkombëtare.
4. Franca
Banka e Francës menaxhon 2.436 ton ar. Pjesa më e madhe e tij zotërohen prej dekadash, dhe një pjesë është fituar gjatë epokës së Breton Uds. Vitet e fundit, Franca e ka përdorur arin e saj si kolateral për të siguruar kredi ndërkombëtare, duke dëshmuar më tej vlerën e tij si një aset stabilizues.
5. Kina
Rezerva prej 2.264 ton ar e Kinës, është pjesë e një përpjekjeje strategjike për të diversifikuar rezervat e saj të këmbimit valutor, të cilat varen shumë nga dollari amerikan. Banka Popullore e Kinës, ka zgjeruar në heshtje kursimet e saj në ar gjatë dy dekadave të fundit. Ari mbështet edhe përpjekjen e Pekinit për ta pozicionuar juanin si një monedhë globale.
6. Zvicra
Zvicra, e njohur për sistemet e saj bankare dhe financiare, ka 1.039.9 ton ar. Ndonëse historikisht nuk është një ekonomi e madhe, Zvicra ka mbajtur një nga rezervat më të larta të arit për frymë, por rregulloret e fundit e kanë ulur përqindjen e mbajtur në krahasim me rezervat e saj totale. Banka Kombëtare Zvicerane, e përdor arin për të ruajtur forcën e frangës zvicerane, e cila është thelbësore për ekonominë e vendit të orientuar drejt tregtisë.
7. India
Pak kombe kanë një lidhje kaq të thellë kulturore dhe ekonomike me arin sa India. Ari luan një rol qendror në familjet indiane si një investim tradicional. Ai gjithashtu zë vend qendror në dasma dhe festivale. Por përtej rëndësisë së tij kulturore, rezervat e arit të Indisë mbështesin stabilitetin e këmbimit valutor të vendit dhe strategjinë ekonomike. 853.6 ton menaxhohen nga Banka Rezervë e Indisë.
8. Japonia
Rezervat prej 845.97 ton ar në Japoni, janë pjesë e qasjes së saj të kujdesshme ndaj menaxhimit ekonomik. Banka e Japonisë e mban këtë rezervë si një mjet mbrojtës kundër pasigurisë financiare. Mbështetja e Japonisë tek eksportet e bën atë të ndjeshme ndaj luhatjeve të tregut global, ndaj rezerva e saj e arit shërben si një faktor stabilizues në strategjinë e saj monetare.
9. Tajvani
Tajvani, e përdor rezervën e tij prej 422.7 ton ar, si një mjet kyç për ruajtjen e stabilitetit financiar. Megjithëse me e vogël në krahasim me ekonomitë e mëdha, rezerva e arit e Tajvanit, luan një rol thelbësor në mbështetjen e vlerës së monedhës së tij dhe në sigurimin e një amortizatori gjatë pasigurive globale.
10. Polonia
Polonia ka 419.7 ton ar, një sasi që është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Banka Kombëtare e Polonisë i ka shtuar përpjekjet për të rritur rezervat e saj dhe e njeh vlerën e arit si një aset të besueshëm në një klimë ekonomike të paqëndrueshme. Kjo strategji proaktive, synon të forcojë pozicionin e Polonisë brenda Bashkimit Evropian.











