• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE bien ndjeshëm, ndërsa ikja përmes lejeve të punës dyfishohet

16 Tetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian (BE) kanë shënuar tkurrje të fortë gjatë pjesës së parë të këtij viti.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat e publikuara nga Eurostat bëjnë të ditur se në janar-korrik kishte gjithsej 3100 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në BE nga shtetasit shqiptarë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, këto kërkesa kanë rënë me 28%.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 7200, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Lexo edhe:

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen

Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

Ndërsa kërkesat për azil janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Eurostat, në korrik 2025 u regjistruan gjithsej 55,340 aplikime të para për azil nga shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Europian. Ky numër përfaqëson një rënie me 27 % krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, por një rritje me 6 % krahasuar me qershorin 2025.

Në të njëjtin muaj, janë paraqitur gjithashtu 11,515 aplikime të përsëritura, një rritje e ndjeshme prej 62 % nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 41 % më shumë se një muaj më parë.

Grupi më i madh i aplikantëve ishin shtetasit venezuelianë, me 6,660 kërkesa, të ndjekur nga afganët (4,900), bangladeshasit (3,110) dhe sirianët (2,685). Katër vende të mëdha anëtare – Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania – morën së bashku 73 % të të gjitha aplikimeve të para për azil, përkatësisht me 11,190, 10,720, 10,005 dhe 8,285 kërkesa secila.

Në nivel të BE-së, norma e aplikimeve të para për popullsinë ishte 12.3 për 100,000 banorë, ndërsa Greqia regjistroi përqendrimin më të lartë, me 46.1 kërkesa për 100,000 banorë, ndjekur nga Luksemburgu (22.7) dhe Belgjika (22.1).

Eurostat vëren gjithashtu se në korrik janë paraqitur 1,755 kërkesa nga të mitur pa shoqërues, kryesisht nga Afganistani (255) dhe Eritrea (250). Shtetet që pranuan numrin më të madh të këtyre aplikantëve ishin Holanda (330), Gjermania (315) dhe Spanja (235).

Sipas institucionit evropian të statistikave, këto shifra tregojnë një dinamikë të ndryshueshme të flukseve të azilkërkuesve, me luhatje mujore dhe dallime të forta mes vendeve pritëse, ndërsa disa shtete mbeten nën presion të vazhdueshëm për shkak të numrit të lartë të kërkesave në raport me popullsinë e tyre./Monitor

Tags: Be

Nga Kategoria

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen.
Aktualitet

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

8 Dhjetor, 2025
Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!
Kryesore

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen.

Europa reagon ndaj strategjisë së re të sigurisë të Trump: Ne jemi po ashtu përgjegjës për paqen

8 Dhjetor, 2025

Berisha paralajmëron mobilizim kombëtar: Të përgatitemi!

8 Dhjetor, 2025

Rriten dyshimet për kredinë e reparacioneve për Ukrainën ndërsa afrohet afati final i BE-së

8 Dhjetor, 2025
Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025

Britania prezanton dronë nënujorë dhe inteligjencë artificiale për t’iu përgjigjur kërcënimit rus

8 Dhjetor, 2025
"Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit" / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot...

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

8 Dhjetor, 2025
Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025

Ukraina kërkon “paqe të denjë” teksa sulmet ruse shkaktojnë një të vrarë dhe 15 të plagosur

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.