Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e enjte në Pallatin e Brigadave, ku do të vendoset qëndrimi përfundimtar i shumicës qeverisëse për kërkesën e SPAK drejtuar kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në këtë mbledhje, do të jepen udhëzime mbi qëndrimin që socialistët do të mbajnë në Parlament, dhe nëse ata do të votojnë pro ose kundër heqjes së mandatit për Ballukun.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Po ashtu, mësohet se socialistwt parashikojnë që të shqyrtojnë raportet në seancën e 5 marsit.
Një ditë më parë pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.
Balla po ashtu, në mbledhjen e “Mandateve” deklaroi se masa e pezullimit nga detyra është e mjaftueshme, kërkesë kjo e kundërshtuar nga demokratët.
Tashmë pritet të shihet se çfarë do të vendosin socialitët për Ballukun, ditën e enjte.










