Katari ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme mund të destabilizojë rëndë rajonin, përfshirë edhe një pushtim të mundshëm tokësor të Iran nga Shtetet e Bashkuara.
Duke folur në Doha, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, u pyet në lidhje me raportimet për një ndërhyrje të mundshme tokësore amerikane. Ai refuzoi të komentojë mbi “strategjitë operative” të vendeve të tjera, por theksoi se “çdo lloj përshkallëzimi që shkon përtej parametrave aktualë të konfliktit kërcënon të destabilizojë më tej rajonin”.
Al-Ansari shtoi se shtetet e Gjirit kanë mbajtur deri tani një “qëndrim të unifikuar”, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të ulin tensionet dhe të punojnë për përfundimin e konfliktit.











