• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Kapoja” i bandës ishte shqiptari “Mondi”, policia greke godet grupin kriminal! Sekuestrohen drogë, armë e para. 25 të arrestuar

17 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë zbulimet nga autoritetet greke për aktivitetin kriminal të rrjetit të zhvatësve, për shkatërrimin e të cilit forcat policore nisën një operacion të hënën, më 16 dhjetor 2024. Siç njofton ELAS (Policia Greke), në dosjen e çështjes përfshihen gjithsej 39 persona, prej të cilëve janë arrestuar 25, ndërsa 14 të tjerët janë në kërkim, por identiteti i tyre është konfirmuar.

Akuzat për anëtarët e rrjetit janë të rënda: ata përballen me akuza për krijimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, shpërthime, prodhim dhe mbajtje lëndësh eksplozive dhe djegëse, dëmtim të pronës së huaj, tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

Gjatë operacionit, autoritetet policore sekuestruan, ndër të tjera, drogë, pesë armë zjarri, shtatë karikatorë (një prej tyre për automatikun Kalashnikov), si dhe një shumë prej 154,800 euro.

Lexo edhe:

Shokon ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden mund të ketë 12 ose 18 muaj jetë

Debat mes Trump dhe presidentit të Afrikës së Jugut, çfarë ndodhi në Zyrën Ovale

Veprimtaria e “Mondi”-t të burgosur dhe grupit të tij

Siç raportohet, kreu i organizatës është një 45-vjeçar shqiptar, i njohur si “Modi”, i cili ndodhet aktualisht në burgun e Diavata-ve. Ai kishte qenë më parë i përfshirë në çështje trafiku droge në burgun e Janinës. Gjithashtu, në rrjet dyshohet se ishte përfshirë një i ri, i afërm i 45-vjeçarit, si bashkëpunëtor i ngushtë i tij.

Sipas disa mediave, shqiptari që drejtonte bandën quhet Edmond Përbashaj. 

Organizata dyshohet se vepronte në zonat jugore të Atikës dhe përfshihej në zhvatje, zjarrvënie, rrahje, tentativa vrasjeje, trafik droge dhe një incident me armë zjarri që ndodhi në tetor të kaluar në zonën Syngrou.

Hetimi vazhdon, ndërsa policia po analizon me kujdes celularët e të arrestuarve për të zbuluar të gjitha detajet e veprimtarisë së rrjetit.

Njoftimi i Policisë

“Seksioni Kundër Zhvatjes, në Drejtorinë e Luftës Kundër Krimit të Organizuar, ka shkatërruar një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin të përfshirë në shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, tentativa vrasjeje dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

Për t’i dhënë fund aktivitetit të tyre, në mëngjesin e së hënës, 16 dhjetor 2024, u krye një operacion i koordinuar nga Seksioni Kundër Zhvatjes, në bashkëpunim me grupet operacionale të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar, në zona të ndryshme të Atikës juglindore, në Marathona dhe Pangrati

Në kuadër të operacionit, u arrestuan 25 anëtarë të organizatës kriminale, ndërsa në dosjen e çështjes përfshihen gjithashtu kreu i organizatës, i cili është tashmë i burgosur, si dhe 14 anëtarë të tjerë, shumica e të cilëve janë identifikuar. Ata akuzohen, sipas rastit, për krijimin e një organizate kriminale, zjarrvënie, shpërthime, prodhim dhe mbajtje lëndësh eksplozive dhe djegëse, dëmtim të pronës së huaj, tentativë vrasjeje, rrëmbim dhe shkelje të ligjeve për armët dhe narkotikët.

Në dosje përfshihen gjithashtu edhe 39 persona të tjerë, shumica e të cilëve akuzohen për shkelje të ligjeve për narkotikët. Sipas hetimit, duke përdorur materialet e mbledhura dhe analizat laboratorike, rezultoi se anëtarët e organizatës kriminale, të paktën që nga nëntori 2023, kishin një aktivitet të strukturuar dhe të vazhdueshëm duke trafikuar dhe tregtuar lëndë narkotike në zona të ndryshme të Atikës juglindore. Grupi kryesor kryente edhe zjarrvënie dhe vendosje mjetesh eksplozive sipas porosisë.

Modus operandi i organizatës ishte i ndarë në dy grupe: grupi kryesor, që merrej me trafik droge dhe krime të rënda, dhe grupi dytësor, që përqendrohej vetëm në trafik droge në zona si Glyfada, Voula, Vouliagmeni, Alimos dhe të tjera. Anëtarët përdornin masa të rrepta sigurie për të shmangur zbulimin.

Veprime kriminale të dokumentuara

Nga hetimet u zbuluan disa aktivitete të organizatës, si:

Zjarrvënie në një biznes në nëntor 2023 në Marousi.

Vendosje e një mekanizmi eksploziv në qershor 2024 në një banesë në Peristeri.

Rrëmbim dhe dhunim i një personi në gusht 2024 për borxhe financiare.

 Kërcënime ndaj gardianëve të burgut në gusht 2024.

Tentativë vrasjeje në tetor 2024 në Nea Smyrni.

Materiale të sekuestruara

Në bastisjet e kryera, policia sekuestroi:

154,915 euro,

1 kg kokainë,

32,600 gram kanabis,

50 pilula ekstazi,

640 gram MDMA,

16 peshore,

5 armë zjarri dhe municione,

12 makina dhe 9 motoçikleta,

3 orë të shtrenjta,

dhe shumë sende të tjera.

Të arrestuarit, disa prej të cilëve kishin precedentë penalë, u dërguan para Prokurorit. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjitha aspektet e aktivitetit kriminal të organizatës./ilirianews

Tags: edmond perbashajgreqiKrimishqiptar

Nga Kategoria

Bota

Shokon ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden mund të ketë 12 ose 18 muaj jetë

21 Maj, 2025
Bota

Debat mes Trump dhe presidentit të Afrikës së Jugut, çfarë ndodhi në Zyrën Ovale

21 Maj, 2025
Ekstra

Zbuloni 4 këshillat, ja çfarë duhet të bëni nëse ju del gjumi në mes të natës

21 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Liverpool-i futet fuqishëm në garë për Wirtz, tani Bayerni ka frikë se mund ta “humbasë” atë

21 Maj, 2025

Sulmues? Jo, jo! Flick kërkon të përforcohet urgjent në një repart tjetër

21 Maj, 2025

Pas Frimpong, Liverpool përgatit edhe 4 super transferime të tjera

21 Maj, 2025

“Dhurata” e madhe që Perez po përgatit për Alonso-n, do të vijë në Madrid pas Kupës së Botës

21 Maj, 2025

Te Barcelona i bënë gati fanellën dhe vendin në formacion, Real tenton transferimin e bujshëm

21 Maj, 2025

C.Ronaldo humb penalltinë, tifozët e Al Nassr e vërshëllejnë dhe kërkojnë largimin e tij (video)

21 Maj, 2025

Duhen shitje me patjetër, Deco bën listën me 6 lojtarët e parë që duhet të gjejnë ekip të ri në verë

21 Maj, 2025

E duan Barcelona dhe United, klubi nxjerr në shitje kampionin e botës për 40 milionë

21 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.