Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pasoja”, duke vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda.
Gjatë veprimeve të kontrollit dhe punës operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, lokalizuan dhe ndaluan Ahmet Bellahun, 40 vjeç.
Gjykata e Tiranës e kishte dënuar atë në vitin 2024 me 6 vite burg, pasi kishte mashtruar një shtetas duke i marrë 21 000 euro, me pretendimin se do t’i siguronte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.










