Një situatë e rëndë ka ndodhur në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar punën në repartin më kritik të spitalit.
Sipas një denoncimi, pas ikjes së dritave, pacientët janë transferuar me shpejtësi nëpër korridoret e spitalit. Kjo për shkak të dështimit të sistemit elektrik dhe pamundësisë për të mbajtur kushtet e nevojshme brenda dhomave të kujdesit intensiv.
Një pjesë e kryeqytetit prej thuajse një ore ndodhet në “Black out”, pas ndërprerjes së energjisë elektrike, për shkak të një defekti.










