• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Kali i ngordhur dhe Shqipëria që refuzon të ndryshojë

4 Mars, 2025
tek Analizë, Kryesore
City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

City of Tirane, Tirana, Albania. November 5, 2023. Image of Tirana Skyline showing the colorful buildings and the cloudy sky of autumn.

Share on FacebookShare on Twitter

Nga Enes Hoxha

Shpesh, shtetet përballen me momente kyçe kur duhet të zgjedhin mes reformës së vërtetë dhe zgjatjes artificiale të një sistemi të dështuar. Disa i kapërcejnë këto sfida duke u përtërirë, duke ndryshuar drejtimin dhe duke ndërtuar institucione më të forta. Të tjerët, megjithatë, ngecin në një cikël të pafund dështimi, duke investuar energji dhe burime në struktura të vdekura, duke justifikuar status quo-në me arsyetime boshe. Shqipëria është pikërisht në këtë udhëkryq, ku, në vend që të pranohet dështimi i modelit aktual, politika zgjedh të zbukurojë një realitet të kalbur.

Një teori satirike, e njohur si “Teoria e Kalit të ngordhur”, ilustron këtë lloj paaftësie për të pranuar realitetin. Sipas kësaj teorie, kur dikush kupton se po hipën mbi një kalë të ngordhur, zgjidhja më e mençur do të ishte të zbresë dhe të marrë një mjet tjetër. Në praktikë, megjithatë, ndodh e kundërta: shtetet dhe institucionet bëjnë çdo përpjekje për ta mbajtur gjallë iluzionin e suksesit, duke blerë një shalë të re, duke ndryshuar kalorësin apo duke krijuar komisione hetimore dhe grupe pune që “hetojnë dhe analizojnë” me muaj të tërë një të vërtetë të qartë për këdo -që kali ka ngordhur.

Lexo edhe:

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar

Një shtet i përgjunur para korrupsionit që kërkon të vetëpërmirësohet me arna

Shqipëria është një laborator ideal për të studiuar këtë fenomen. Shteti është përgjunjur nga korrupsioni, institucionet kanë humbur çdo pavarësi, dhe ndërkohë që një pjesë e mirë e ministrave dhe kryebashkiakëve të qeverisë kanë përfunduar në pranga, ekzekutivi vazhdon me të njëjtën narrativë të reformave dhe progresit.

Në vend që të pranohet realiteti i degradimit të institucioneve dhe nevoja për një shkundje rrënjësore të sistemit në themel, qeveria bën plane arnuese, ngren komisione hetimore dhe grupe pune për të “hetuar e analizuar” probleme që i njeh mirë, ndryshon emrat e ministrave por jo mekanizmin që prodhon korrupsionin, dhe shpenzon miliona për të ndërtuar një fasadë modernizimi pa thelb e përmbajtje.

Këto janë simptoma të një shteti që nuk qeveris më për të ardhmen, por për të zgjatur me çdo kusht pushtetin. Drejtuesit e Shtetit shqiptar e dinë shumë mirë që kali ka ngordhur, por në vend që ta pranojnë dhe të investojë në diçka të re, zgjedhin të financojnë autopsinë e kalit të ngordhur, duke krijuar iluzionin se ringjallja është e mundur.

Një opozitë që kërkon të ringrihet mbi rrënojat e së shkuarës

Në anën tjetër të këtij spektri është opozita, e cila, në vend që të paraqesë një vizion të ri, ka zgjedhur të mbetet peng i së kaluarës. Rikthimi i Sali Berishës në krye të opozitës është ilustrimi më i qartë i kësaj sjelljeje. Në çdo demokraci funksionale, një opozitë që pretendon të sjellë ndryshim duhet të përfaqësojë të ardhmen, jo të rikthejë figurat e së shkuarës që tashmë kanë konsumuar çdo mundësi për të ndërtuar një vizion të ri.

Në vend që të krijojë një projekt politik që të frymëzojë brezat e rinj, opozita shqiptare ka zgjedhur të hipë përsëri mbi të njëjtin kalë të ngordhur dhe të shpresojë se disi, mrekullisht, ai do të rifitojë forcën për të garuar sërish. Por historia ka treguar se udhëheqësit që nuk arrijnë të përshtaten me kohën përfundojnë duke u bërë pengesë për ndryshimin, jo promotorë të tij.

Në këtë kuptim, Shqipëria nuk ka thjesht një problem me një qeveri të paaftë dhe të korruptuar, por edhe me një opozitë që nuk arrin të krijojë një alternativë të besueshme. Të dyja palët janë të bllokuara në të njëjtin cikël -njëra duke justifikuar dështimin, tjetra duke ringjallur modele të dështuara.

Është jetike nevoja për të braktisur kalin e ngordhur

Nëse Shqipëria dëshiron të dalë nga kriza e saj politike dhe institucionale, duhet të ketë guximin të zbresë nga kali i ngordhur. Kjo vlen për qeverinë, e cila nuk mund të vazhdojë të qeverisë përmes propagandës ndërkohë që realiteti është tjetër, por vlen edhe për opozitën, e cila duhet të kuptojë se nuk mund të bindë qytetarët për një të ardhme më të mirë duke ofruar të shkuarën si alternativë.

Shqiptarët meritojnë më shumë se sa një garë mes dy forcave që nuk duan të ndryshojnë. Meritojnë një politikë që pranon të vërtetën, ka guximin të reformohet dhe të ndërtojë një sistem të ri demokratik të bazuar në vlera, në vend që të justifikojë të djeshmen duke shpresuar se do të funksionojë nesër. Deri atëherë, shqiptarët do të shohin nga e ardhmja duke kalëruar një kalë të ngordhur.

Nga Kategoria

Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet

7 Qershor, 2025
Aktualitet

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar

7 Qershor, 2025
Kryesore

‘Shpërthen’ në akuza Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

7 Qershor, 2025

Ish-roja e sigurisë e Ronaldos zbulon se sa fitonte në ditë

7 Qershor, 2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

7 Qershor, 2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, publikohen formacionet

7 Qershor, 2025

Ndeshja Shqipëri- Serbi, nis hyrja e tifozëve në stadium

7 Qershor, 2025

Paloka: Berisha e nxori PD nga humnera ku ndodhej

7 Qershor, 2025

Akuzohen për menaxhimin e trafikut të drogës/ Në pranga katër persona, mes tyre një shqiptar

7 Qershor, 2025

Djegia e mbeturinave/ Berisha: Hapin sezonin turistik në Vlorë!

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.