Julián Álvarez është rikthyer në stërvitje me grupin e Atlético Madrid, pasi kishte munguar në tre seancat e fundit për shkak se nuk ishte ndier mirë.
Argjentinasi kishte punuar individualisht të premten me një përgatitës atletik, ndërsa të dielën u bashkua sërish me shokët e skuadrës. Gjatë seancës, Diego Simeone e përgëzoi për një aksion të mirë me topin.
Drejtuesit e Atlético-s po përpiqen të rikthejnë normalitetin rreth lojtarit, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet një nga temat kryesore të merkatos.
Barcelona tashmë nuk shihet si një destinacion i mundshëm, ndërsa Arsenal mbetet në pritje, edhe pse Julián nuk duket ende i bindur për një rikthim në Angli.











