• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim

10 Janar, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Imazhe apokaliptike ka lënë pas zjarri në Los Anxhelos, pasi dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra hektarë tokë dhe shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Ekspertët paralajmërojnë se zjarri nuk do të shuhet nëse moti nuk ndryshon, mirëpo, në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave grabitësit po hyjnë në shtëpi dhe rrëmbejnë gjithçka gjejnë përpara. Në fakt, siç është bërë e ditur, deri dje ishin bërë 20 arrestime nga autoritetet, por grabitësit janë shumë më tepër në numër, ndërsa vlen të theksohet se qindra-mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Siç raporton Newsweek, trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë po marrin pjesë në operacionin kundër grabitësve që po plaçkitin shtëpitë.

Lexo edhe:

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

Alarm në Indonezi, shpërthen vullkani Krakatoa! 270 mijë udhëtarë mbeten të bllokuar

“Policia ushtarake e Gardës Kombëtare të Kalifornisë mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Ontarios për të ndihmuar në zbatimin e ligjit”, shkroi në ‘X’, Osint Defender.

Aktualisht është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojnë Garda Kombëtare dhe forcat e tjera të sigurisë në Los Angeles, por banorët kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Banorja e Los Anxhelosit, Alison Agsten tha për stacionin lokal të lajmeve KTLA: “Ne po shohim makina që parkojnë përpara shtëpive dhe burra që vrapojnë për të plaçkitur nëpër shtëpi.”

Madisen Keavy, një reporter i KCAL, tha gjithashtu: “Nga kamerat pamë tre burra me skuter që tentonin të hynin në shtëpi, por menjëherë u kthyen kur panë policinë.“

Sipas Daily Mail, të pasurit në Los Anxhelos kanë punësuar edhe kompani private sigurie për të mbrojtur shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet shpallën një shtetrrethim për të kontrolluar valën e plaçkitjeve.

Konkretisht, sipas Los Angeles Times, sherifi i kontesë së Los Angeles Robert Luna njoftoi të enjten disa masa për të rritur sigurinë në zonat që janë evakuuar për shkak të zjarreve shkatërruese.

“Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e Gardës Kombëtare të Kalifornisë për të dy zjarret”, tha Luna. Sherifi tha gjithashtu se agjencia po punon për të zbatuar një shtetrrethim që do të jetë në fuqi nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit.  Sipas asaj që tha Sherifi, ndalimi i qarkullimit do të jetë patjetër në fuqi deri të premten mbrëma.

Kushdo që kapet duke shkelur shtetrrethimin mund të përballet me gjobë deri në 1000 dollarë ose deri në gjashtë muaj burg.

Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Anxhelosit Kathryn Barger tha se shtetrrethimi nuk është bërë për të ndëshkuar banorët, por për të mbajtur zonën të sigurt siç kërkohet nga Këshilli i Qytetit Altadena.

Ajo tha gjithashtu se autoritetet arrestuan njerëz në zonat që janë evakuuar. “Turp për ata që po shfrytëzojnë banorët tanë në këtë kohë krize”, theksoi ajo.

Tags: los angelesplackitjezjarre

Nga Kategoria

Bota

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

7 Shtator, 2026
Bota

Alarm në Indonezi, shpërthen vullkani Krakatoa! 270 mijë udhëtarë mbeten të bllokuar

7 Shtator, 2026
Aktualitet

Kush është çifti i njohur shqiptar, me fëmijë jashtë martese dhe që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Zonë e re ushtarake në Gjirin Persik”/ Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, SHBA përshkallëzon bllokadën ekonomike

7 Shtator, 2026

Alarm në Indonezi, shpërthen vullkani Krakatoa! 270 mijë udhëtarë mbeten të bllokuar

7 Shtator, 2026

Përplasen dy automjete në aksin Pogradec – Korçë, plagosen dy persona!

7 Shtator, 2026

Kush është çifti i njohur shqiptar, me fëmijë jashtë martese dhe që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë?

7 Shtator, 2026

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas të Fierit, arrestohen dy persona

7 Shtator, 2026

Alarm për bombë! Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Ministrisë së Jashtme, ekspertët në vendngjarje

7 Shtator, 2026

“Hajde o burrë se na *** nanën”/ Dy “skifterë” shqiptarë grabisin shtëpinë e biznesmenes së njohur spanjolle! (Video bëhet virale)

7 Shtator, 2026

Tragjedi në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista, 5 të vdekur dhe 5 të plagosur

7 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.