Barcelona ka shtuar Vangelis Pavlidis në listën e sulmuesve që po monitoron për merkaton.
Sipas “AS”, sulmuesi grek i Benficës shihet si alternativa kryesore në rast se katalanasit nuk arrijnë të transferojnë Julián Álvarez. Megjithatë, Barcelona do të tentojë afrimin e tij vetëm nëse Ferran Torres largohet nga klubi.
Negociatat me Benficën pritet të jenë të vështira, pasi klubi portugez nuk dëshiron të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Pavlidis ka tërhequr vëmendjen pas katër golave të shënuar ndaj St. Gallenit. Ai ka realizuar mbi 20 gola në secilin prej pesë sezoneve të fundit, ndërsa në tri sezonet e fundit ka kaluar kuotën e 30 golave.











