Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga detyra e ka bërë për arsye familjare.
Ndërkohë, në vend të tij është caktuar përkohësisht Armir Gjikolaj me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Artion Duka ka qenë më parë Drejtor i Forcave Operacionale. Por ai është akuzuar si i përfshirë çështjen e përgjimeve dhe pajisjes misterioze ‘Imsi Catcher’.










