• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 31 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Jam viktimë e një persekutimi politik”, gjashtë muaj në qeli, Veliaj ngre 7 pyetje për SPAK

30 Korrik, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht përmes një postimi të gjatë në Facebook, ku ndalet mbi akuzat ndaj tij, procedurat hetimore dhe periudhën e tij 6-mujore në paraburgim, të cilën e cilëson si “persekutim politik dhe personal”.

Veliaj deklaron se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe se dosja hetimore përmban elementë të dobët, të ndërtuar mbi thashetheme dhe letra anonime.

Ai nënvizon se është informuar për akuzën vetëm pas ardhjes së agjentëve të BKH-së në qelinë e tij, ndërkohë që, sipas tij, mediat ishin njoftuar më parë për vizitën, një veprim që ai e cilëson si “shkelje flagrante të sekretit hetimor dhe të të drejtave të njeriut”.

Lexo edhe:

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti për sot

Reagimi i plotë:

Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës.

Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së mbërritën në IEVP Durrës për të më komunikuar akuzën, edhe pse kisha autorizuar avokatët ta merrnin dosjen në Tiranë.

Një orë përpara mbërrijnë fillimisht mediat, të cilat njoftohen sistematikisht për spektaklin me të burgosurin 9216 – qartazi, as nga unë e as nga avokatët, se s’kishim dijeni për vizitën.

Asnjë habi këtu! Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij.

Mora kohën të lexoja akuzën, e cila ishte copy-paste me kërkesën e paraburgimit, shto këtu përgjimet me familjen, të 9216-ës, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre ditëve maratonë për masën m’u desh të qetësoja familjen për këtë ndarje therëse prej tyre dhe qytetit, të cilin e dua dhe i shërbej.

Këto shtesa të akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg, shërbejnë vetëm për të theksuar se sa e dobët është akuza fillestare, sa të cekta provat, dhe sa në siklet duhet të ndihen prokurorët e mi për hetimin e tyre.

Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një innuendo thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.

Në finale të një vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025, dhe një persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijë vota për të tretën herë në Tiranë), me një letër anonime të një kallëzimi të falsifikuar, në emër të një Nesti Angoni që, edhe sipas prokurorëve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzës qe ky:

Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK.

Pra, asgjë që lidhet me detyrat e mia si kryetar i zgjedhur 3 herë apo çështjet e super debatuara si këto më sipër.

Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj.

Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25 vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private.

Kujt bosi të drogës ia kanë bërë këtë? Kujt vrasësi serial ia kanë bërë këtë përfshirje të gjithë fisit e shoqërisë? Cilit kriminel i është persekutuar e gjithë familja?

Sot vetëm im bir është pa dosje, por kanë edhe 12 vjet kohë t’ia përgatisin, kur të kapë moshën madhore. Ama, sot e mësuan të gjithë se jetoj në një apartament 2+1, në katin e katërt të një pallati, në një lagje ku bashkëjetoj paqësisht edhe me shumë nga kritikët e punës sime.

As në vila, as në resorte, as në kulla!

Por, teksa akuza s’ka asnjë lidhje me punën time në bashki e ministri, disa pyetje mbeten pa përgjigje:

Uroj që zyra e shtypit e SPAK të japë përgjigje serioze për të 7-ta këto pyetje; pretendoj të njëjtin seriozitet të paktën, me të cilin rrjedh gjithë dosjen time në media, prej 2 vitesh tashmë. Nëse SPAK-u nuk u përgjigjet dot në një mënyrë të besueshme dhe legjitime këtyre 7 pyetjeve, unë jo vetëm do t’i refuzoj akuzat e padenja, por do të vazhdoj të luftoj për atë që është e drejtë, dhe nuk do të lejoj që, këto abuzime të rënda me pushtetin të vazhdojnë pa i denoncuar ato, bashkë me dëmin që u kanë shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.

Ky pushtet pa kontroll, i cili ka vepruar për më shumë se dy vjet në një fushatë të koordinuar sulmesh mediatiko-politike për të masakruar përfundimisht në publik kryetarin aktual të Bashkisë, është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Përfytyroni tani se si grushtohen përditë njerëzit pa mbështetje, pa mundësi, pa zë, të cilëve u duhet të përballen me këtë super pushtet pa kontroll. Nëse një sjellje kaq abuzive nuk denoncohet dhe nuk reformohet, a mundet Shqipëria të arrijë ndonjëherë potencialin e saj të vërtetë? A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?

Për gjithë zellotët në disko-lajme, që flasin me një vetëbesim që të bën të mendosh se flenë në krevat me mua në qeli, do mendojnë avokatët e mi në gjykata për shpifje, ku gjer më sot kemi fituar 100% të gjyqeve – nga djali i Ahmadinexhadit e gjer tek damixhanët e gazetarisë se lodhur.

Për sa kohë kam një kamera 24/7 mbi derë e tjetrën mbi dritare, të rrinë të qetë se jam më i observuar këtu seç isha në Tiranë, me gjithë gërmimet mbi çdo aspekt të jetës sime. Janë të pamëshirshëm për vetting-un e të tjerëve, kurrë për të tyrin.

Kurse atyre që nënqeshin se kam derdhur lot për djalin, u them se duhet të shqetësohen më shumë nga burrat që nuk qajnë, se sa nga ata që e kanë ende zemrën në vend e fshikullohet sistematikisht nga malli për fëmijën. Të kesh bërë 50 shkolla për fëmijët e Tiranës dhe të mos shoqërosh dot djalin tënd në klasë të parë është një dhimbje therëse.

Por, nuk jam vetëm! Në burg kam njohur dhjetra raste padrejtësish. Në gjithë vendin mijëra vetë mbahen në paraburgim, pa dënim, përqindja më e lartë në Europë. Janë mijëra familje që vuajnë barrën emocionale dhe ekonomike të papërballueshme vetëm se burri/djali/babai paraburgoset për kohë tejet të gjatë pa dënim; familje që varfërohen çdo përditë nga “taksa e paraburgimit” për të mbajtur me ushqime dhe veshmbathje “burrin e shtëpisë”, që gjer dje siguronte për familjen.

Ndaj, do jem edhe zëri i tyre, i mijëra familjeve që vuajnë padrejtësisht prej kësaj tiranie penale.

Në fund, për kundërshtarët që s’më mundën dot me vota e i gëzohen këtij linçimi e histerie të përkohshme, ju kujtoj se çdo dekadë e kam nisur jetën nga e para: 10 vjeç mbeta vetëm dhe ia rinisa nga emigracioni e tek fiqtë e Pazarit; në të 20-at lashë Amerikën e krijova MJAFT-in, organizatën më të madhe; në të 30-at përfaqësova Gjirokastrën dhe reformuam Ministrinë që prekte punën, pensionet, të përndjekurit dhe të pamundurit; në të 40-at drejtova Tiranën si Kryeqytet Europian i Rinisë, Sportit dhe Kulturës.

Ndaj, se 10, se 20, se 30, se 40, nuk do i ndahem kauzave ku besoj dhe pas së cilave mbahem fort. Dhe kjo e drejtësisë sociale, dhe jo e tiranisë speciale ndaj të dobtëve, do më angazhojë gjithnjë e më shumë. Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër!

Përqafoni familjen e fëmijët, se kurrë nuk i dihet kur ju ndajnë dhunshëm prej tyre, siç më ngjau mua!

Tags: pyetjeveliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

31 Korrik, 2025
Aktualitet

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti për sot

31 Korrik, 2025
Bota

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Plagosje me armë zjarri në Borsh, i riu qëllon shokun pas debatit

31 Korrik, 2025

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti për sot

31 Korrik, 2025

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

30 Korrik, 2025

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

30 Korrik, 2025

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

30 Korrik, 2025

Mashtrimi/ Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

30 Korrik, 2025

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

30 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.