• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Jam veteran me dokumente, ja kë kam pasur komandant” – Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin

28 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për të hequr vëmendjen nga kërkesat e protestuesve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pasi lexoi pesë kërkesa në emër të protestuesve ditë më parë, Goxhaj u akuzua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e figura të njohura politike në Kosovë e Shqipëri se nuk ka qenë as pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç pretendon apo edhe se ka lidhje me regjimin e Iranit.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Goxhaj ka thënë se të gjitha sulmet “erdhën me qëllim të heqjes së vëmendjes”.

Lexo edhe:

Përshkallëzohet protesta/ Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës reagon për lajmet e rreme: Vijon puna normalisht

Ai ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha akuzat ndaj tij kanë qenë false.

“Nga ana psikologjike njihet për manipulimin e popullit – që të merresh me individin. E unë aty nuk u prezantova as me emër e as me mbiemër, e as si ish-pjesëtar i UÇK-së. UÇK-ja s’ishte subjekt as i protestës, as i prezantimit e as i fjalimit.

Nuk ishte askund. Është histori e para 30 vjetësh. Ka mbaruar, por duhej ngritur kjo histori me dokumente false… Unë jam veteran i UÇK-së. S’e kam shpallur unë, por Qeveria. Dokumentacioni ndodhet pranë zyrave të Qeverisë së Kosovës. Absolutisht. Edhe certifikata, edhe të gjitha”, ka thënë ai.

Duke komentuar një deklaratë të Xhavit Halitit që të tregojë se kë ka pasur komandant gjatë luftës, Goxhaj ka thënë se ka qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit.

“Gjatë operacionit ‘shigjeta’ në Pashtrik, kam qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit”, ka thënë ai duke shtuar se pjesë e luftës i njihet periudha mars – qershor 1999. Si veteran ka thënë se është njohur në periudhën 2018-2019.

Sa i përket akuzës për mbështetje të Iranit, Goxhaj ka thënë se kjo është çështje parimesh.

“Nëse kam qenë pjesë e luftës, ku jemi mbrojtur nga një gjenocid, s’mund të jem me dikë që bën gjenocid ndaj një populli tjetër”, ka thënë ai.

Për protestat, Goxhaj ka thënë se ato janë luftë nervash. “Fiton ai që ka nerva e reziston më shumë. Qytetarët do rezistojnë. Duket se ka qëndresë. Uroj të ketë akoma e të shohim sa do të qëndrojë Qeveria”, ka thënë tutje ai.

Ai ka vlerësuar se me protesta janë arritur disa qëllime.

“Janë zhgënjyer ata që thonë se ky popull s’ka reagim e se i ka vdekur nervi. Ka rini të angazhuar të cilës nuk i interesonte deri tash asgjë. Klasa e mesme që ishte e angazhuar e që ndihej e fyer dhe e paintegruar, ka dalë në rrugë. Njiheshim për keq dhe tash ka 27 ditë protesta paqësore ku asnjë shishe ujë nuk është hedhur”, ka thënë ai.

Tags: dritan goxhajRama

Nga Kategoria

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta/ Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

17 Tetor, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës reagon për lajmet e rreme: Vijon puna normalisht

17 Tetor, 2026
Aktualitet

Ministria e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian: Zgjerimi i BE-së, një shans historik për Shqipërinë

17 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Marshim i protestuesve drejt Kryeministrisë, efektivët hedhin gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme

17 Tetor, 2026

Dy protestues të tjerë të goditur me plumb gome, njëri i plagosur në sy

17 Tetor, 2026

FOTO/ Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon

17 Tetor, 2026

Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin, i merret telefoni nga dora

17 Tetor, 2026

Manchester City gjen një tjetër hapësirë ligjore, beteja me Premier League mund të zgjatet

17 Tetor, 2026

Kaos në rrugën e Durrësit/ Policia rrethon protestuesit mes lagjeve, ujë me presion e gaz lotsjellës

17 Tetor, 2026

Përshkallëzohet protesta/ Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

17 Tetor, 2026

Fulham i del në krah Arbeloas mes krizës, Shahid Khan: “Ta mbështesim, jemi në rrugën e duhur”

17 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.