Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg që të shkruajë historinë e kualifikimit në Kampionatin Botëror, të vitit 2026.
‘Dardanët’ do të përballen me Turqinë në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026, sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.
Në rast se Kosova do të arrijë të hyjë në Botërori, atëherë do të shpërblehet me një shifër të majme parash.
10.5 milionë dollarë do të fitonte Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026.
Ndërkohë, futbollistët i kanë fituar deri më tani 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, pasi fituan ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të ‘play-offit’.
Madje, Qeveria e Kosovës iu ka premtuar lojtarëve që do të shpërblehen edhe me 1 milionë euro premio, nëse kualifikohen në Botëror.











