• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ja çilat janë rrugët që do bllokohen nesër në Tiranë për protestën e PD-së

23 Janar, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtunën, në orën 17:00, përpara godinës së Kryeministrisë do të zhvillohet protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Në kuadër të këtij tubimi, Policia e Tiranës ka bërë publik planin e detajuar të masave që do të ndërmerren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas njoftimit të policisë, përfaqësues të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e tubimit, në përputhje me detyrimet ligjore.

“Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

Show në San Siro, Inter dominos Pisa me rezultat tenistik 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan.

Autoritetet bëjnë me dije se masat janë marrë në bazë të ligjit “Për tubimet”, me qëllim garantimin e rendit publik, ushtrimin e të drejtës për tubim, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. “Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime”, njofton policia.

Bllokime dhe kufizime të qarkullimit

Në kuadër të zhvillimit të protestës, Policia e Tiranës njofton se do të ketë kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse kryesore të kryeqytetit, duke nisur që nga mbrëmja e sotme. Konkretisht, nga ora 23:45 e ditës së sotme do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nga ‘Ura e Dajtit’ deri në rrugën ‘Ismail Qemali’”.

Po ashtu, ditën e nesërme, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve në disa segmente të rëndësishme rrugore. “Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi ‘Nënë Tereza’, si dhe në rrugët ‘Ukraina e Lirë’, ‘Papa Gjon Pali II’ dhe ‘Ismail Qemali’”, njofton policia.

Devijim trafiku

Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimit të tubimit dhe situatës në terren, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore të kryeqytetit. Në raste të tilla, janë parashikuar masa për devijimin e qarkullimit në rrugë alternative, me qëllim lehtësimin e lëvizjes për qytetarët. “Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”.

Apeli për qytetarët

Në përfundim, Policia e Tiranës u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në zonat që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar mbarëvajtjen e tubimit.

Gjithashtu, duke iu referuar disa deklaratave publike, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm. “I bëjmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike”, përfundon njoftimi i Policisë së Tiranës.

Nga Kategoria

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe
Aktualitet

ZYRTARE: Partizani siguron forcat e reja në sulm në Belgjikë, konfirmon Sakou Sidibe

23 Janar, 2026
Show në San Siro, Inter dominos Pisa me rezultat tenistik 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan.
Aktualitet

Show në San Siro, Inter dominos Pisa me rezultat tenistik 6-2, shkëputet përkohësisht nga Milan.

23 Janar, 2026
Aktualitet

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Liverpool pritet të thërrasë mbrojtësin nga huazimi si zëvendësues për Andy Robertson, i cili po afron me kalimin te Tottenham.

23 Janar, 2026
Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

Michelle Obama zbulon “martesën perfekte”: Historia që tronditi opinionin publik

23 Janar, 2026
Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

Çfarë po ndodh me ngrohjen globale? Stuhitë dimërore më të rënda në vite, disa shtete amerikane shpallin emergjencën

23 Janar, 2026

“O qorre nuk shikon? -Jam police… -Kë gënjen ti?” Zbardhen detaje nga sherri mes motave dhe polices në Tiranë

23 Janar, 2026
Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

Timothée Chalamet shpërthen për nominimin e tij për Oscar si Aktori më i Mirë: Është si një ëndërr e madhe për të.

23 Janar, 2026

Si Arsenali la të mahnitur Man Utd me vendimin për Benjamin Sesko, ndërsa ish-objekti i transferimit të Gunners përgatitet për vizitën e parë në Emirates Stadium.

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In