Nga Gentian Serjani
SHPJEGIM NJËMINUTËSH MBI NDALIMIN E PËRKOHSHËM NGA POLICIA E SHTETIT
Shumë qytetarë ndalohen nga Policia e Shtetit pa qenë të informuar për të drejtat e tyre, për detyrat që ka policia dhe për kufijtë e këtyre detyrave.
Një moment që duhet të ishte një procedurë e thjeshtë ligjore, shpesh kthehet në hapësirë abuzimesh, pikërisht nga mungesa e informacionit.
Në disa raste, edhe vetë punonjësit e policisë mund të mos jenë plotësisht të vetëdijshëm për të gjitha detajet e procedurës.
Ky shpjegim është i vlefshëm për çdo qytetar që mund të përballet me një ndalim të përkohshëm, me qëllim që të njohë të drejtat e tij, të kuptojë se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo, dhe të kërkojë llogari kur këto të drejta shkelen.
Informimi është mbrojtja më e mirë.











