• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 23 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Izraeli sulmon Libanin, tre të vrarë dhe disa të plagosur

8 Nëntor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet ajrore izraelite në Liban kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur disa të tjerë më 8 nëntor, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërkaq, Izraeli njoftoi se një nga sulmet goditi trafikantë të armëve nga një grup i lidhur me Hezbollahun.

Hezbollahu është shpallur grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë krahun ushtarak të grupit libanez, por jo edhe partinë politike.

Lexo edhe:

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën

Napoli ribashkon me Lukakun; belgeja shënon në ndeshjen miqësore, Meret dhe Anguissa rikthehen përballë Juventusit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se dy vëllezër nga qyteza Sheba u goditën nga sulmet teksa po udhëtonin në një rrugë rrëzë malit Hermon në juglindje të Libanit, “duke bërë që makina e tyre të përfshihej nga flakët, gjë që rezultoi me vdekjen e tyre”.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka kryer sulme afër Shebës dhe tha se ka vrarë dy trafikantë nga Brigada për Rezistencë Libaneze, një grup i lidhur me Hezbollahun.

“Terroristët ishin të përfshirë në trafikimin e armëve që përdoren nga Hezbollahu dhe aktivitetet e tyre përbënin shkelje flagrante të mirëkuptimit mes Izraelit dhe Libanit”, tha ushtria izraelite duke iu referuar armëpushimit që i dha fund mbi një vit armiqësi mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

“Ushtria izraelite do të vazhdojë të operojë në mënyrë që të eliminojë çdo rrezik që i kanoset shtetit të Izraelit”, paralajmëroi ushtria.

Ministria libaneze e Shëndetësisë konfirmoi numrin e viktimave në Sheba dhe më vonë raportoi se gjatë një sulmi tjetër ajror ndaj një makine në fshatin Barashit në jug të Libanit u vra edhe një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Një sulm i ngjashëm ajror izraelit goditi mëngjesin e së shtunës edhe një makinë tjetër pranë një spitali në Bint Jbeil, duke plagosur shtatë persona, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sulmet e fundit vijnë teksa Bashkimi Evropian shprehu shqetësime lidhur me sulmet e vazhdueshme izraelite pavarësisht armëpushimit të arritur nëntorin e vitit të kaluar.

“Fokusi i të gjitha palëve duhet të jetë në ruajtjen e armëpushimit dhe përparimin e arritur deri më tani”, tha zëdhënësi për çështje të jashtme i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni.

Izraeli argumenton se Libani po vepron shumë ngadalë për të çarmatosur Hezbollahun dhe insiston se ka të drejtë të kryejë operacione për të mbrojtur kufijtë e tij dhe qytetarët nga sulmet.

Të enjten, Izraeli kreu një sërë sulmesh ajrore në jug të Libanit dhe paraprakisht paralajmëroi civilët që të evakuoheshin nga zonat që do të shënjestronte. /REL

Tags: liban

Nga Kategoria

Bota

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën

23 Janar, 2026
Napoli ribashkon me Lukakun; belgeja shënon në ndeshjen miqësore, Meret dhe Anguissa rikthehen përballë Juventusit.
Lajme

Napoli ribashkon me Lukakun; belgeja shënon në ndeshjen miqësore, Meret dhe Anguissa rikthehen përballë Juventusit.

23 Janar, 2026
Aktualitet

“Made in Albania”, Vengu: Këtë vit nis prodhimi i armëve dhe pajisjeve ushtarake në Shqipëri

23 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Përplasje për manipulimin e votave, mbi 100 komisionerë të ndaluar në Prizren

Përplasje për manipulimin e votave, mbi 100 komisionerë të ndaluar në Prizren

23 Janar, 2026

Kryeministrja daneze viziton sot Groenlandën

23 Janar, 2026

Kobbie Mainoo triumfon! Man Utd do t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit të lindur në akademinë e tyre pas përballjes me Ruben Amorim.

23 Janar, 2026
Napoli ribashkon me Lukakun; belgeja shënon në ndeshjen miqësore, Meret dhe Anguissa rikthehen përballë Juventusit.

Napoli ribashkon me Lukakun; belgeja shënon në ndeshjen miqësore, Meret dhe Anguissa rikthehen përballë Juventusit.

23 Janar, 2026
Paris Hilton flet për Rita Orën dhe Bebe Rexhën: Jam e emocionuar t'i...

Paris Hilton flet për Rita Orën dhe Bebe Rexhën: Jam e emocionuar t’i…

23 Janar, 2026
Pamje të frikshme! Masakra në fushën e futbollit: disa të maskuar si polic ekzekutojnë tre individë.

Pamje të frikshme! Masakra në fushën e futbollit: disa të maskuar si polic ekzekutojnë tre individë.

23 Janar, 2026

“Made in Albania”, Vengu: Këtë vit nis prodhimi i armëve dhe pajisjeve ushtarake në Shqipëri

23 Janar, 2026
45-vjeçarja kineze arrestohet në aeroportin e Rinasit me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë në bagazh

45-vjeçarja kineze arrestohet në aeroportin e Rinasit me mbi 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë në bagazh

23 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In