• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Izraeli shënjestron qytetin e Gazës pas miratimit të planit për zgjerimin e ofensivës

21 Gusht, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Qytetin e Gazës, thanë banorët më 21 gusht, pasi Ministria e Mbrojtjes miratoi planin për zgjerimin e ofensivës. Zgjerimi i ofensivës synon që të shënjestrohen bastionet e mbetura të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës, sipas Izraelit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në bazë të planit të ri, autoritetet kanë thirrur afër 60.000 rezervistë, duke rritur frikën për përkeqësimin e situatës katastrofike humanitare në territorin palestinez.

“Nuk do të presim. Kemi nisur aksionet fillestare dhe veçse trupat kanë marrë nën kontroll pjesët në periferi të Qytetit të Gazës”, tha ushtria izraelite përmes një njoftimi.

Lexo edhe:

Hunter Biden kritikon hapur babanë e tij për dy “dështimet” gjatë presidencës

Video. Venezuela: mbështetësit e qeverisë organizojnë protestë me motorë në Caracas për shkak të ndërhyrjes së SHBA-së

Planet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën dhe për marrjen nën kontroll të Qytetit të Gazës kanë nxitur dënime ndërkombëtare, por edhe kundërshtime brenda Izraelit. Para nisjes së ofensivës, ushtria izraelite tha se thirrja e rezervistëve do të nisë në fillim të shtatorit.

Ndërkaq, banorët e Qytetit të Gazës kanë thënë se gjatë natës Izraeli ka kryer bombardime pa pushim.

“Shtëpia u lëkund gjatë gjithë natës – zhurmat e shpërthimeve, artilerisë, avionëve dhe autoambulancave dhe thirrjet për ndihmë po na vrasin”, tha banori i Gazës, Ahmad al-Shanti për AFP-në.

“Zhurmat po afrohen, po ku të shkojmë ne?”, shtoi ai.

Një tjetër banore, Amal Abdel-Aal, tha se ka parë sulme të ashpra në zonën ku vetëm një javë më parë u zhvendos nga shtëpia e saj në lagjen Al-Sabra të Qytetit të Gazës.

“Askush në Gazë nuk ka fjetur, jo vetëm mbrëmë, jo vetëm gjatë kësaj jave. Sulmet ajrore dhe të artilerisë nuk ndalen kurrë”, tha ajo.

Zëdhënësi i agjencisë për mbrojtje civile në Gazë, Mahmud Bassal, tha se sulmet ajrore dhe sulmet e artilerisë gjatë natës goditën zona në veriperëndim dhe juglindje të Qytetit të Gazës.

Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 62.000 palestinezë dhe banorët po përballen me krizë të thellë humanitare. Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë./ REL

Nga Kategoria

Bota

Hunter Biden kritikon hapur babanë e tij për dy “dështimet” gjatë presidencës

23 Dhjetor, 2025
Bota

Video. Venezuela: mbështetësit e qeverisë organizojnë protestë me motorë në Caracas për shkak të ndërhyrjes së SHBA-së

23 Dhjetor, 2025
Bota

E capur në kanavacë: një ushtar pikturon një vit luftë kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

23 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Hunter Biden kritikon hapur babanë e tij për dy “dështimet” gjatë presidencës

23 Dhjetor, 2025

Endrick shpall se ‘Krishtlindjet kanë ardhur herët’ pasi shkëputet nga Reali dhe kalon me qira te Lyon për pjesën tjetër të sezonit 2025-26.

23 Dhjetor, 2025
Greta Thunberg, aktivistja e njohur, arrestohet përsëri në Londër gjatë një proteste pro-Palestinës.

Greta Thunberg, aktivistja e njohur, arrestohet përsëri në Londër gjatë një proteste pro-Palestinës.

23 Dhjetor, 2025
Haradinaj paraqet tetë angazhime për të mbështetur bujqësinë dhe fermerët

Haradinaj: Anëtarësimi në BE dhe NATO është prioriteti ynë

23 Dhjetor, 2025
YouTuber-i Paul angazhon avokat për të bërë padi ndaj atyre që e akuzojnë për manipulim të ndeshjes me Joshuan.

YouTuber-i Paul angazhon avokat për të bërë padi ndaj atyre që e akuzojnë për manipulim të ndeshjes me Joshuan.

23 Dhjetor, 2025
Policia ndalon bandën shqiptare të hajdutëve në Verona, arrestohen katër të rinj.

Policia ndalon bandën shqiptare të hajdutëve në Verona, arrestohen katër të rinj.

23 Dhjetor, 2025

Video. Venezuela: mbështetësit e qeverisë organizojnë protestë me motorë në Caracas për shkak të ndërhyrjes së SHBA-së

23 Dhjetor, 2025

Pedri shpreh entuziazmin për rikthimin e Lionel Messit pas vizitës së tij sekrete në Camp Nou të rinovuar!

23 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.