Dy persona janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoj në kanal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të diele, ku çifti i bashkëshortëve Bilbil dhe Xhevahire Nure , po udhëtonin në aksin Lushnje- Berat, prane fshatit Çukas.
Dyshohet se shoferi ka hasur në një difekt në sistemin e drejtimit të mjetit , tek timoni, i cili i është bllokuar duke i shkaktuar aksidentin.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjeksore janë nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Policia ka shkuar në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









