• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako! Akuzohet për korrupsion në dy raste

17 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka paraqitur më 15 nëntor, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurit Alqi Bllako për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ish-deputeti i PS akuzohet për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. 

Nga aktet e administruara dhe gjatë hetimeve të kryera për kontratën koncensionare të vitit 2017 për ”Ndërtimin e landfillimit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119.715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

Lexo edhe:

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

I pandehuri Alqi Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës, përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit.

Për shërbimin e Vladimir Bezhanit, si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, shtetasi Alqi Bllako i ka kërkuar/propozuar shtetasit Klodian Zoto, aksioner i shoqërisë propozuese “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe aksioner i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, duke e punësuar fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe siguruar një përfitim të parregullt në vlerën 7,520,000 lekë.

Gjatë kohës që Vladimir Bezhani ishte këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton, sipas orientimit të të pandehurit, Alqi Bllako duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor, që i shërbyen shoqërisë propozuese të shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm për propozimin e pakërkuar.   

Po ashtu, i pandehuri Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri (pronarët de facto të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.), vlerën monetare prej 119,755 Euro, si pagesë për blerjen e pajisjes “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, me adresë: “Ropi Stillo Gostivishti”, Ersekë.

Siç është mësuar edhe nga njoftimet e mëparshme, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 31 korrik 2024, ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.255/1 të vitit 2020 (ndarë nga procedimi penal nr.255 të vitit 2020), në ngarkim të të pandehurve; Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime të tjera në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për të gjithë subjektet e regjistruar në kuadër të këtij hetimi (individë dhe persona juridik), për të evidentuar çdo fakt penal tjetër, veprimet e personave përgjegjës të institucioneve shtetërore që kanë marrë pjesë si para dhe gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe gjatë zbatimit të kontratës koncesionare. 

Tags: alqi bllakoinceneratori i tiranesspak

Nga Kategoria

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.
Kryesore

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.
Kryesore

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025

Bryan Mbeumo shënon, Manchester United fiton bindshëm 4–1 ndaj Wolves

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.