• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Ilaria ma shpërqendronte djalin”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit! A e ndihmuan prindërit në fshehjen e trupit?

5 Prill, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmia e nënës së Mark Samson në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kishte një lloj armiqësie mes Nors Mazlapan, nënës së autorit dhe viktimës, shkruan media italiane.

22-vjeçarja prej një viti frekuentonte apartamentin e vogël të familjes filipinase në rrugën Homs.

Lexo edhe:

“Vlonjatëve të mi u them ndjesë”, Rama: Plasi syri i keq! Pjesët hidraulike do vijnë sot nga Stambolli

Vlora prej 5 ditësh pa ujë, Ujësjellësi reagon pas protestës së qytetarëve: Mos e pini nga autobotet!

“Nuk doja që Mark ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë, djali im duhet të jetë i përqendruar te studimet”, ka rrëfyer ajo.

Autori e hodhi trupin e të dashurës në humnerë në zonat e thella të Capranica Prenestina-s, pasi e qëlloi për vdekje në banesën e familjes Samson në lagjen “Africano” të Romës.

Nors Mazlapan dhe Rik Samson rrezikojnë të hetohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim dhe për fshehje kufome.

Tensioni po rritet edhe në lagje, në komunitetin e madh filipinas. Xhaxhai Emilio iku me skuter sapo pa gazetarët.

“Po flija. Nuk kuptova asgjë. Ditën tjetër dola nga shtëpia”, mësohet të ketë thënë gruaja, një shtëpiake me disa probleme shëndetësore, gjatë marrjes në pyetje nga policia kriminale, nën drejtimin e hetuesit Roberto Pititto.

Ka skepticizëm rreth versioneve që kanë dhënë gruaja dhe bashkëshorti i saj, i cili punon si ndihmës shtëpiak në një familje në veri të Romës.

“Natën e 25 marsit ishim të dy në shtëpi. E dinim që Ilaria kishte ardhur për të vizituar Markun”, pohuan edhe ata orët e fundit.

Megjithatë, babai ka thënë më parë se kishte dalë dhe nuk ishte kthyer deri të nesërmen.

Pra, dy javë pas vrasjes, prindërit e ish-të dashurit të viktimës nuk kanë mundur ende të shpjegojnë qartë se çfarë kanë bërë gjatë atyre 24 orëve dhe cili ka qenë roli i tyre në veprimet e të birit: të vrasë një vajzë të mbyllur me çelës në dhomën e tij, më pas – gjatë ditës – ta fusë trupin në një valixhe, pasi e ka mbështjellë me një qese plastike, ta ngarkojë në makinën e familjes në rrugë, jo në ndonjë garazh dhe ta çojë për ta hedhur në një greminë 40 kilometra larg Romës.

 “Ne nuk dëgjuam asnjë zhurmë, asnjë britmë nga dhoma e Markut”, u kanë thënë gjithashtu prindërit policisë.

Të banorët e pallatit dhe ata të ndërtesës përballë,  shumë prej të cilëve janë filipinas, përfshirë xhaxhanë Emilio kanë pohuar se nuk dëgjuan asnjë britmë nga apartamenti i familjes Samson, që ndodhet në katin e parë.

Tashmë edhe marrëdhënia mes nënës dhe ish-të dashurës së të birit është nën lupën e hetuesve.

Më shumë se konflikte të zakonshme, bëhet fjalë për një armiqësi të heshtur ndaj vajzës, ndoshta e lidhur me bindjet fetare të nënës.

Sigurisht, mund të shihet si një sjellje e zakonshme prindërore – një përzierje mbrojtjeje dhe xhelozie për të birin – por ndoshta ishte diçka më shumë, që ka dalë në pah edhe gjatë marrjes në pyetje të saj. Hetuesit tani përpiqen të kuptojnë nëse kjo ndjenjë ka ndikuar drejtpërdrejt në atë që ndodhi në dhomën e 23-vjeçarit, ku, pavarësisht pastrimit të kujdesshëm, u gjet gjaku i Ilarias.

Ajo u godit në qafë, në befasi apo ndoshta në gjumë, nga dikush që ndodhej pas saj, me një thikë që ende nuk është gjetur. Në dhomën ngjitur, në ato pak metra katrorë, Nors dhe burri i saj thonë se po flinin.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Vlonjatëve të mi u them ndjesë”, Rama: Plasi syri i keq! Pjesët hidraulike do vijnë sot nga Stambolli

29 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Vlora prej 5 ditësh pa ujë, Ujësjellësi reagon pas protestës së qytetarëve: Mos e pini nga autobotet!

29 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Kryebashkiakia e Vlorës e quan “fatkeqësi natyrore” mungesën e ujit: S’është koha për përgjegjësi

29 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

PACE: Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën pa incidente dhe me profesionalizëm, por ngelen shqetësime për procesin e certifikimit të subjekteve.

PACE: Zgjedhjet në Kosovë u mbajtën pa incidente dhe me profesionalizëm, por ngelen shqetësime për procesin e certifikimit të subjekteve

29 Dhjetor, 2025

“Po bëhet më keq çdo vit”: A mund të shpëtojë uji nga spa-termale të Hungarisë tokat e thata?

29 Dhjetor, 2025

“Më lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale

29 Dhjetor, 2025

Rusia dërgon satelitë iranianë në orbitë, sipas mediave shtetërore iraniane

29 Dhjetor, 2025

“Vlonjatëve të mi u them ndjesë”, Rama: Plasi syri i keq! Pjesët hidraulike do vijnë sot nga Stambolli

29 Dhjetor, 2025

“Fillon ta kuptojë” – Antonio Conte zbulon arsyen pse Rasmus Hojlund po shkëlqen te Napoli pas largimit nga Man Utd

29 Dhjetor, 2025
VV-ja arrin një fitore të thellë, partitë e tjera premtojnë të rishikojnë pozitat e tyre.

VV-ja arrin një fitore të thellë, partitë e tjera premtojnë të rishikojnë pozitat e tyre

29 Dhjetor, 2025

Kuvendi ndryshon deputeten, rënia drastike në peshë e Sara Milas

29 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.