Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj tha se çmimi i naftës po monitorohet nga një task forcë, e cila do të kontrollojë çdo ditë tregun, me qëllim shmangin e abuzimeve.
Ajo deklaroi se situata nuk është në nivelin e ngritjes së Bordit të Transparencës, por theksoi se do të rikthehet ai “regjim” nëse rritja do të vijojë.
“Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.











