Albana Vokshi, kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD, ka shpallur rezultatet përfundimtare të referendumit për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të Partisë Demokratike.
Sipas Vokshit, procesi u zhvillua në 77 degë të PD-së dhe në 87 qendra votimi në të gjithë vendin.
Në total morën pjesë 39,441 anëtarë të Partisë Demokratike.
Albana Vokshi: 39441 demokratë votuan në referendum, Sali Berisha konfirmohet me 37,341 vota pro Sot në 23 maj, demokratët në të gjithë vendin ishin të ftuar për të vendosur drejtimin e Partisë Demokratike.
Përmes një procesi transparent, të rregullt, të qetë, të monitoruar gjerësisht nga media, pa asnjë pengesë për të, si dhe të karakterizuar nga një pjesëmarrje masive e anëtarëve të Partisë Demokratike.
Nga përpunimi i të dhënave paraprake, pra kontaktet që kemi pasur me degët, 77 degët e Partisë Demokratike, ku votuan në 87 qendra votimi, nga rezultatet paraprake pra të procesit, kemi si më poshtë vijon.
Numri total i votave të numëruara pra, numri total i pjesëmarrësve është 39,441.
Nga këto, rezulton, vota të vlefshme 38,902. Vota të pavlefshme 539. Nga votat e vlefshme, vota pro kryetarit Sali Berisha 37,341. Vota kundër 1,055. Vota abstenim 506.











