Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në një automjet të parkuar në pronësi të shtetasit O. K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.











