Pak minuta pasi postoi letrën drejtuar Drejtueses së PS për Qarkun e Fierit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ushtruar një kontroll blic në qelinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Në qelinë e tij mësohet se nuk është gjetur asgjë, ndërkohë që pas kësaj Veliaj deklaroi: “Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot”
Veliaj në letrën e tij i kërkon Ballukut miratimin që operacioni i tij për këmbën e thyer të kryhet në Tiranë.
Në fakt, kërkesa është qartazi ironike dhe përfaqëson më shumë një akuzë ndaj kryeministrit Rama dhe kontrollit që, sipas Veliajt, Balluku vazhdon të ketë mbi strukturat shtetërore, ndonëse zyrtarisht nuk ka asnjë funksion publik dhe është nën disa akuza të rënda nga SPAK-u, në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.
Madje, siç shkruan kryebashkiaku, nuk është më Rama ai që merr vendime, por gjithçka e ka në dorë Balluku.











