Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri ka refuzuar t’i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin.
Policia ka qëlluar në drejtim të automjetit gjatë ndjekjes. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme në mjetet e tjera.
Pas ndjekjes, i riu është ndaluar dhe ndodhet në komisariat, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.