Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Lezhë, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ndodhej me pushime së bashku me familjen.
Policia njofton se rreth orës 09:00 të mëngjesit të datës 28 qershor 2025, është informuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës për mbërritjen pa shenja jete të një shtetasi të ri.
Viktima është identifikuar si G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.
Sipas deklarimeve të familjarëve, i ndjeri kishte pasur probleme shëndetësore që prej fëmijërisë. Nga të dhënat e para, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.
Policia ka nisur procedurat e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, trupi i të ndjerit do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.