• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“I kërkuam ndihmë policisë, na e refuzoi”/ KLGJ kundër ministres Koçiu: Na tha që nuk ka staf! Ministria e Brendshme heshti

7 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor në reagimin e tij për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ka deklaruar se mbrojtja e Apelit kryeht nga “Ilyrian Gard”, një kompani shterore mbikëqyrur nën varësi të Ministrisë së Brendshme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo deklaratë e KLGJ hedh poshtë pretendimet e ministres së Brendshme Albana Koçiu, e cila deklaroi dje pas ngjarjes se Policia e Shtetit nuk kishte asnjë përgjegjësi për të ruajtur gjykatën.

Njoftimi i KLGJ

Lexo edhe:

Shpërthenin bankomatet me tritol dhe merrnin paratë, arrestohen 7 pjesëtarë një bande grabitësish në Itali

Municione, eksplozivë dhe kanabis në banesë, Gjykata lë në burg Ylli Zallën, avokati: Armët ishin të vjetra, nuk përbën rrezik

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot në një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rrethanat e ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, dhe për të analizuar masat aktuale të sigurisë nëpër gjykata.

Në mbledhjen e sotme, KLGJ vendosi të bëjë publike të gjitha shkresat dhe korrespondencën zyrtare që ka zhvilluar me institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë në ambientet gjyqësore, me qëllim transparencën dhe informimin e publikut.

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë me dije se në të gjitha gjykatat e vendit, Policia e Shtetit aktualisht ofron shërbimin e saj vetëm me një punonjës në hyrjen kryesore ku lëvizin palët dhe publiku.

Sipas një VKM-je të datës 28 prill 2010, “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore”, gjykatat duhet të ruhen nga punonjës të Policisë së Shtetit, për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë seancave gjyqësore. Jashtë orarit zyrtar, ruajtja kryhet nga “Illyrian Guard”, e cila është një kompani shtetërore në varësi të Ministrisë së Mbrendshme.

“Duke vlerësuar se gjykatat janë objekte të një rëndësie të veçantë, Këshilli ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se mungesa e prezencës efektive të policisë në sallat e gjyqit krijon risk serioz për sigurinë e gjyqtarëve, stafit dhe publikut”, njofton KLGJ.

Ky institucion, më 2 nëntor 2023, i ka drejtuar një shkresë Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë së Shtetit në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.

“Në përgjigje, me shkresën nr. 9683/3 Prot., datë 11.12.2023, Policia e Shtetit ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”, njofton KLGJ-ja.

Pas kësaj përgjigjeje, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në datë 15 dhjetor 2023, i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

“Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve, si pasojë e ushtrimit të detyrës, kërkojmë marrjen e masave për shtimin e organikës dhe planifikimin e punonjësve të Policisë së Shtetit për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe prezencën e tyre gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore publike”.

Pas kësaj shkrese, nuk ka patur përgjigje nga Ministria e Brendshme për KLGJ.

Për shkak të situatës që ndodhi, Këshilli i Lartë Gjyqësor apelon për përgjegjësi të menjëhershme institucionale nga organet ligjzbatuese dhe ekzekutive, për të garantuar sigurinë fizike të gjyqtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në proceset gjyqësore.

“Ngjarje të tilla nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, ato kërkojnë reagim të fortë, sistematik dhe të koordinuar, në mënyrë që të mos përsëritet më kurrë një humbje jete në sallën e gjyqit, vendi ku drejtësia duhet të mbrohet, jo të rrëzohet”, apelon KLGJ.

Tags: klgj

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

Shpërthenin bankomatet me tritol dhe merrnin paratë, arrestohen 7 pjesëtarë një bande grabitësish në Itali

19 Gusht, 2026
Kryesore

Municione, eksplozivë dhe kanabis në banesë, Gjykata lë në burg Ylli Zallën, avokati: Armët ishin të vjetra, nuk përbën rrezik

19 Gusht, 2026
Lamallari paralajmëron shpallje suplementare të statusit “non grata”
Kryesore

Një ditë pas vrasjes së turistit portugez, ministri i Brendshëm ka një mesazh për ata që sfidojnë ligjin

19 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Shpërthenin bankomatet me tritol dhe merrnin paratë, arrestohen 7 pjesëtarë një bande grabitësish në Itali

19 Gusht, 2026

Qetësi te Bayern: Musiala mund të vazhdojë të luajë

19 Gusht, 2026

Gavi i thotë “jo” Manchester United, zgjedh të qëndrojë te Barcelona

19 Gusht, 2026

Municione, eksplozivë dhe kanabis në banesë, Gjykata lë në burg Ylli Zallën, avokati: Armët ishin të vjetra, nuk përbën rrezik

19 Gusht, 2026
Lamallari paralajmëron shpallje suplementare të statusit “non grata”

Një ditë pas vrasjes së turistit portugez, ministri i Brendshëm ka një mesazh për ata që sfidojnë ligjin

19 Gusht, 2026

Detet e Europës “po ziejnë”, Mesdheu thyen rekordin e temperaturave, shkencëtarët fajësojnë ndryshimet klimatike

19 Gusht, 2026

U arrestua pas 11 muajsh në kërkim, Ylli Zalla del para gjykatës për masën e sigurisë

19 Gusht, 2026

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për veprimtari në fushën e narkotikës, arrestohet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi

19 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.