I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.
42 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga forcat Operacionale në Orikum.
Plaku para gjykatës: Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam perdorur një golf para 10 ditësh prandaj erdhi policia tek unë.
Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie por që u refuzua.