Është shpëtuar 22-vjeçari i cili mbeti i bllokua pasi u fut në Osum për t’i ardhur në ndihmë RENEA-s gjatë kërkimeve në gjetjen e trupit të 45-vjeçarit Ilir Kurti.
22-vjeçari Xhuljano Kaloti kishte ka ngecur në ujë që prej mesditës së shtunë dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona kishin dështuar.
Por fatmirësisht mëngjesin e kësaj të diele i riu është shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor.
“Në mbështetje të strukturave vendore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) koordinoi operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura, në kushte tepër sfiduese. Operacioni vijon pa ndërprerje për kërkimin e personit tjetër të raportuar të humbur”, thuhet në njoftim.










