Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me këngëtaren Nicki Nicole ka përfunduar. Çifti kishte qenë bashkë për rreth tre muaj, por duket se historia e tyre ka marrë fund pa drama.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjete sociale, talenti katalanas sqaroi situatën dhe mohoi çdo thashethem për tradhti:
“Nuk jemi më bashkë. Nuk ka të bëjë me ndonjë tradhti — thjesht kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndryshme, dhe kaq. Gjithçka që po qarkullon nuk ka lidhje me ne. Nuk kam qenë i pabesë dhe nuk kam filluar ndonjë lidhje tjetër.”
Ndarja ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle dhe argjentinase, pasi Nicki Nicole ishte parë shpesh në ndeshjet e Barcelonës për të mbështetur Yamal, i cili shihej si një nga yjet e ardhshëm të futbollit botëror.











