• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Hezbollah godet Izraelin, 4 të vrarë dhe 51 të plagosur

14 Tetor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Katër ushtarë izraelitë u vranë dhe 51 u plagosën, 7 prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë sulmit me dron të nisur nga Hezbollah të dielën mbrëma kundër një baze ushtarake në Binyamina, Izraeli verior, sipas një deklarate nga Forcat e Armatosura izraelite (IDF).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga ana e tij, Hezbollahu mori përgjegjësinë për sulmin në bazën ushtarake, duke ia kushtuar sulmin kujtimit të ish-liderit të saj, Hassan Nasrallah, i cili u vra më 27 shtator nga një sulm izraelit në Bejrut.

Sipas IDF, të vdekurit janë ushtarë izraelitë. Familjet e tyre janë njoftuar dhe emrat e tyre do të bëhen të ditur më vonë. Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite kërkon që të mos përhapen thashetheme dhe emra të të plagosurve dhe të respektohen familjet. Nga fotot shihet se është goditur një sallë ku ishin mbledhur një numër i madh njerëzish.

Lexo edhe:

Rama takim me drejtuesit e sistemit bankar: Krimi i organizuar dhe partitë sponsorizojnë dhunën, forca të huaja duan të destabilizojnë Shqipërinë

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

Kanali 12 i Izraelit raportoi se Hezbollahu lëshoi ​​tre drone kundër Izraelit. Dy u qëlluan nga Haifa, por i treti goditi Binyamina.

Hezbollahu kërcënon Izraelin me më shumë sulme nëse vazhdon sulmet në Liban

Hezbollahu e ka kërcënuar Izraelin me më shumë sulme nëse vazhdon sulmet në Liban.

Në një deklaratë, Hezbollahu deklaroi se “rezistenca i premton armikut” se sulmi “në jug të Haifës ishte vetëm një paralajmërim e asaj që e pret nëse Izreli vendos të vazhdojë sulmet e tij kundër popullit tonë”.

Sulmi në bazën ushtarake Binyamina ishte më vdekjeprurësi në Izrael që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite në Liban më 23 shtator. 

Droni sipas IDF është një “Mirsad 1” i prodhimit iranian. Hezbollahu ka qindra dronë të tillë në arsenalin e tij dhe Izraeli ka kapur tashmë dhjetëra në 15 ditët e fundit.

Mirsad 1-të arrijnë një shpejtësi afër 200 kilometra pak para goditjes dhe mbajnë koka luftarake me 20 kilogramë eksploziv. Hetimet e skuadrave speciale të ushtrisë izraelite për incidentin vazhdojnë, ndërsa baza është evakuuar përveç të plagosurve dhe personelit civil.

Tags: hezbollahizrael

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama takim me drejtuesit e sistemit bankar: Krimi i organizuar dhe partitë sponsorizojnë dhunën, forca të huaja duan të destabilizojnë Shqipërinë

21 Tetor, 2026
Aktualitet

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

21 Tetor, 2026
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama takim me drejtuesit e sistemit bankar: Krimi i organizuar dhe partitë sponsorizojnë dhunën, forca të huaja duan të destabilizojnë Shqipërinë

21 Tetor, 2026

Bilanci i protestave të dhunshme në Tiranë/ 320 të lënduar në 8 ditë, 192 janë efektivë policie, 92 protestues dhe 36 kalimtarë

21 Tetor, 2026

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

21 Tetor, 2026

“Qeveria duket se e sheh këtë brez protestuesish si “protestues të TikTok-ut”, por gabon”

21 Tetor, 2026

Pedagogët shpallën bojkotin, Sandër Kovaçi: Do të kthehemi në auditor, sapo studentët tanë të marrin përgjigjen që meritojnë

21 Tetor, 2026

Sula për protestat: Kam protestuar kundër Ramës, por dhuna nuk e forcon një kauzë të drejtë! Policët e studentët duhet të kthehen shëndoshë në shtëpi

21 Tetor, 2026

58 protestuesit e arrestuar në Tiranë dalin sot para Gjykatës, caktohen masat e sigurisë

21 Tetor, 2026

Kanosën një person për t’i kthyer borxhin/ Fier, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.