Prokuroria, Policia Shkencore dhe IKMT Elbasan kanë nisur hetimet lidhur me gërryerjen e lumit Shkumbin në zonën e Dragostunjës, ku janë konstatuar rrëshqitje masive të tokës dhe dëmtime të konsiderueshme të territorit.
Hetimi po përqendrohet në aktivitetin e shfrytëzimit në këtë zonë, ndërsa kompanisë i është kërkuar dokumentacioni përkatës për të verifikuar ligjshmërinë e punimeve dhe respektimin e kushteve mjedisore.










