• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hera e fundit në Kuvend, Gjylameti mesazh lamtumire: Privilegj i jashtëzakonshëm, suksese kolegëve dhe kapitenit tonë Rama

3 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u mbyll seanca e fundit e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë, ku 82 deputetë nuk do të jenë në sallën e Parlamentit në legjislaturën e ardhshme që nis në muajin shtator.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një prej deputetëve që nuk arriti të rizgjidhej ishte edhe Blerina Gjylameti e Partisë Socialiste. Megjithatë, Gjylameti u ka uruar kolegëve dhe kryesocialistit Rama suksese në legjislaturën e ardhshme. Përmes një mesazhi publik, Gjylameti shkruan se ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm rrugëtimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesazhi i Gjylametit:

Lexo edhe:

FOTO/ Aksidenti tragjik në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi ishte sulmuar edhe dy javë më parë

Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik,

Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.

Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.

Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.

Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.

Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama , do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.

Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Me mirënjohje dhe përulësi.

Blerina

Nga Kategoria

Aktualitet

FOTO/ Aksidenti tragjik në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën

16 Nëntor, 2026
Aktualitet

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi ishte sulmuar edhe dy javë më parë

16 Nëntor, 2026
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

16 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

FOTO/ Aksidenti tragjik në tunelin e Murrizit, kjo është mjekja që humbi jetën

16 Nëntor, 2026

Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, biznesi ishte sulmuar edhe dy javë më parë

16 Nëntor, 2026

GJKKO rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

16 Nëntor, 2026

Në kërkim për vrasjen e vitit 2023 në Hot të Ri, arrestohet 23-vjeçari në Shkodër

16 Nëntor, 2026

Plagosje me mjet prerës në burgun e Durrësit, arrestohet i dënuari, nisin verifikime për punonjësit

16 Nëntor, 2026

Maltë/ Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike

16 Nëntor, 2026
Tirana sot është qyteti kryesor i Europës" / Rama në Asamblenë e PS: "Ecam me biçikletë në korridoret e spitalit

Rama në Bruksel, në fokus integrimi evropian dhe reformat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

16 Nëntor, 2026

Horoskopi i ditës: Energjia, dashuria dhe mundësitë e reja për të gjitha shenjat e zodiakut

16 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.