• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Hera e fundit në Kuvend, Gjylameti mesazh lamtumire: Privilegj i jashtëzakonshëm, suksese kolegëve dhe kapitenit tonë Rama

3 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u mbyll seanca e fundit e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Shqipërisë, ku 82 deputetë nuk do të jenë në sallën e Parlamentit në legjislaturën e ardhshme që nis në muajin shtator.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Një prej deputetëve që nuk arriti të rizgjidhej ishte edhe Blerina Gjylameti e Partisë Socialiste. Megjithatë, Gjylameti u ka uruar kolegëve dhe kryesocialistit Rama suksese në legjislaturën e ardhshme. Përmes një mesazhi publik, Gjylameti shkruan se ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm rrugëtimi në Kuvendin e Shqipërisë.

Mesazhi i Gjylametit:

Lexo edhe:

Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohen 45 kg kanabis

Fuqia e erës rritet në juglindje, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe pengon qarkullimin në Korçë.

Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik,

Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.

Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.

Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.

Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.

Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama , do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.

Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Me mirënjohje dhe përulësi.

Blerina

Nga Kategoria

Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohen 45 kg kanabis

11 Shkurt, 2026
Fuqia e erës rritet në juglindje, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe pengon qarkullimin në Korçë.
Aktualitet

Fuqia e erës rritet në juglindje, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe pengon qarkullimin në Korçë.

11 Shkurt, 2026
Lëvizja Vetëvendosje propozon Kurtin si kandidat për krijimin e qeverisë dhe i dërgon kërkesën presidentes Osmani.
Lajme

Lëvizja Vetëvendosje i paraqet presidentes Osmani propozimin për Kurtin si kryeministër të ri të qeverisë.

11 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Operacion antidrogë në Elbasan, sekuestrohen 45 kg kanabis

11 Shkurt, 2026
Fuqia e erës rritet në juglindje, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe pengon qarkullimin në Korçë.

Fuqia e erës rritet në juglindje, rimorkio shkëputet nga kamioni dhe pengon qarkullimin në Korçë.

11 Shkurt, 2026

Sa shumë evropianë po mbrojnë pasuritë e tyre nga katastrofat klimatike? Tensionet janë të larta pas përhapjes së përmbytjeve të fundit në Spanjë, Portugali dhe Itali.

11 Shkurt, 2026

LVV letër Vjosa Osmanit, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë

11 Shkurt, 2026
Lëvizja Vetëvendosje propozon Kurtin si kandidat për krijimin e qeverisë dhe i dërgon kërkesën presidentes Osmani.

Lëvizja Vetëvendosje i paraqet presidentes Osmani propozimin për Kurtin si kryeministër të ri të qeverisë.

11 Shkurt, 2026

A është raketa hipersonike e sapotestuar e Europës përgjigjja ndaj Oreshnikut të Rusisë?

11 Shkurt, 2026
Blake Lively dhe Justin Baldoni në një përballje gjyqësore pas një beteje ligjore.

Blake Lively dhe Justin Baldoni në një përballje gjyqësore pas një beteje ligjore.

11 Shkurt, 2026

U kap me drogë dhe mijëra euro në Angli, dënohet me burg i riu shqiptar

11 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.